A mundet që muzika e ekzekutuar nganjë orkestër dhome me telat’i kundërvihet sjelljes vetë shkatërruese të njeriut ndaj natyrës?
Mundet! - thonë në mënyrë kategorike muzikantët , të bashkuar në formacionin e pavarurDrop Down Community. Çdo një prej tyre ka dekorata dhe pjesëmarrje në grupe të njohura muzikore, kurse në projektin më të ri i tërheq jo ndriçimi i projektorëve, por kauza e madhe me një rëndësi të përgjithshme njerëzore. Me ndjeshmërinë e vet, artistët e rinj nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj problemeve të akumuluara mjedisore. Pikërisht kështu lind ideja, që përmes muzikës të sugjerojnë zgjidhje praktike për t’u marrë dhe për të përballuar pandeminë e afërt mjedisore.
Projekti audio-vizual iDrop Down Community bën përshtypje me energjinë e fortë rinore, e cila vjen që të transformojë modelin e afirmuar të sjelljes. Por cilët janë pesë elementet, mbi të cilat ata e fokusojnë vëmendjen tonë?
Ajri ,zjarri, uji, toka - të katër stuhitë,katër elementet, që janë në një cikël të pandashëm, në drejtimin shkatërrues të të cilëve çon elementi i pestë i shtuar nga artistët - pikërisht njeriu me veprimtarinë e tij. Atyre u janë kushtuar 5 pjesa të shkurtra muzikore, të shkruara nga kompozitori Ivo Paunov me titull“ Pesë elementet”. Muzika krijon ndjenjë për diçka dramatike dhe mbivendoset mbi pamje mbresëlënëse të natyrës bullgare. Energjia e orkestrës nuk kufizohet vetëm në ekzekutimet në sallën e koncerteve. I shikojmë muzikantët e hipur në sheshin e helikopterëve në çatinë e një qiellgërvishtës i madh. Kuadrot e tjera tregojnë “koncert” mbi hirin e një pylli të djegur. Dramatizmi në tingëllim forcohet dhe në “koncertin” e fundit të fotografuar mes maleve prej mbeturinave plastike. Nga të gjitha duket sesa shumë ka bërë njeriu për shkatërrimin e natyrës. Por arti sjellë shpresë , prandaj muzikantët na japin dhe një gllënjkë ajër me kuadro të shkëlqyera prej pyjeve të gjelbra të Bullgarisë. Kështu në mënyrë më përgjithësuese duket projekti me piktura muzikore me një tematikë ekologjike. Premiera përpara publikut ishte më 14 nëntor. Kur do ta shikojmë formacionin përsëri - nuk e dimë, por më e rëndësishmja është se ata i kanë dhënë jetë mesazhit të vet të madh. Dhe dyert e para të hapura për të janë në shkollën bullgare, ku fëmijët do të dëgjojnë muzikë dhe do të bisedojnë për borxhin e tyre ndaj planetit.
Muzikanti Aleks Atanasov është në bërthamën e asaj që krijon Drop Down Community. Sipas fjalëve të burrit 26 vjeç, ideja është paraqitur gjatë vitit 2020, kur çdo gjë ishte e mbyllur, kurse përpara muzikantëve qëndronte sfida të zhvillojnë art në bazë të një mënyre të re:
“Që të gjithë ne në orkestër kemi njëqëndrim aktiv civil dhe për këtë jemi fokusuar në temën e katastrofës ekologjike me të cilën po përballemi. Pas kësaj çdo gjë u bashkua dhe u rendit si një pazëll. Publikuam një video dhe xhiruam një film të shkurtër për një çështje mjedisore. Tani e mbi ndërtuam më tepër idenë dhe po bëjmë nga kjo një projekt arsimor. Nisemi me shumë shpresë , sepse pas koncertit tek unë erdhën njerëz të rinj dhe të paktën gjysma prej tyre më thanë sesi kanë marrë vendim të ndryshojnë diçka në jetën e vet, që të ruajnë natyrën. Ky është një rezultat unik dhe shpresoj që projekti të zhvillohet po kaq mirë dhe të arrijë deri tek më shumë njerëz”.
Një pjesë nga 14 muzikantët në Drop Down Community është dhe violinistja Kristina Hinova.
Projekti “Pesë elementet” më solli një gëzim të madh, sepse që të gjithë ne kemiqëndrimin tonë qytetar dhe politik, por vetëm arti mundet të na bashkojë me të vërtetë dhe të ndikojë fortë mbi spektatorin.”
Youtube – trileri i fundit i grupit:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: FB/DropDownCommunity
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..