Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja në raundin e dytë mezi tejkaloi 30%

Çfarë tregon pasiviteti elektoral në balotazhin presidencial?

Foto: Ani Petrova

Dita e katërt e zgjedhjeve për vitin 2021 regjistroi pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve në vend – pak mbi 30 për qind (30.3%). Sipas Rumen Radev, i cili sipas të dhënave të pakonfirmuara fiton votën presidenciale në raundin e dytë, motivimi i ulët i votuesve i detyrohet lodhjes: “Populli është i lodhur nga zgjedhjet, nga pandemia, është i lodhur nga manipulimet dhe skandalet. Dhe mbi të gjitha, fitorja jonë dërrmuese në raundin e parë qetësoi shumë njerëz.”

Mirëpo, sipas analizatorëve shkaqet janë më të ndryshme. Bullgarët kanë pushuar së besuari se ka kuptim të votosh, tha në një intervistë për BNR specialisti i reklamës Radosllav Bimballov. Sipas tij, "pasiviteti elektoral tregon refuzimin e mundësisë nga ana e votuesve për të shprehur pikëpamjet e tyre për proceset që ndodhin në nivelet e larta të shtetit dhe ky është një përfundim i frikshëm ".

Në çdo zgjedhje të radhës, ne regjistrojmë antirekord të aktivitetit dhe një situatë e tillë e kushtëzon legjitimitetin e pushtetit në vend, vënë në dukje vëzhguesit. Arsyet për këtë janë shumë - nga mungesa e një basti serioz në balotazh e gjer tek mungesa e besimit të votuesve ndaj politikanëve të vendit.

Sipas psikologes Mihajlina Abrasheva, ky është një problem serioz, pasi “kushdo që të drejtojë shtetin nuk do të ketë vetëbesimin e mbështetjes së fortë të shoqërisë. Edhe përgjegjësia, edhe ndjenja e rëndësisë, edhe vetëvlerësimi dhe vlerësimi i të tjerëve - e gjithë kjo nënvlerësohet kur pjesëmarrja është e ulët. Kur një burrë shteti mbështetet te pozita të ulëta, i kalon lehtësisht kufijtë, qoftë edhe personale, mund të arrijë lehtësisht sundimin autoritar, mund të bëhet lehtësisht i pakontrollueshëm”. Sipas fjalëve të saj mërzia, jo lodhja e votuesve, është arsyeja e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e sotme.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD