Dita e katërt e zgjedhjeve për vitin 2021 regjistroi pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve në vend – pak mbi 30 për qind (30.3%). Sipas Rumen Radev, i cili sipas të dhënave të pakonfirmuara fiton votën presidenciale në raundin e dytë, motivimi i ulët i votuesve i detyrohet lodhjes: “Populli është i lodhur nga zgjedhjet, nga pandemia, është i lodhur nga manipulimet dhe skandalet. Dhe mbi të gjitha, fitorja jonë dërrmuese në raundin e parë qetësoi shumë njerëz.”
Mirëpo, sipas analizatorëve shkaqet janë më të ndryshme. Bullgarët kanë pushuar së besuari se ka kuptim të votosh, tha në një intervistë për BNR specialisti i reklamës Radosllav Bimballov. Sipas tij, "pasiviteti elektoral tregon refuzimin e mundësisë nga ana e votuesve për të shprehur pikëpamjet e tyre për proceset që ndodhin në nivelet e larta të shtetit dhe ky është një përfundim i frikshëm ".
Në çdo zgjedhje të radhës, ne regjistrojmë antirekord të aktivitetit dhe një situatë e tillë e kushtëzon legjitimitetin e pushtetit në vend, vënë në dukje vëzhguesit. Arsyet për këtë janë shumë - nga mungesa e një basti serioz në balotazh e gjer tek mungesa e besimit të votuesve ndaj politikanëve të vendit.
Sipas psikologes Mihajlina Abrasheva, ky është një problem serioz, pasi “kushdo që të drejtojë shtetin nuk do të ketë vetëbesimin e mbështetjes së fortë të shoqërisë. Edhe përgjegjësia, edhe ndjenja e rëndësisë, edhe vetëvlerësimi dhe vlerësimi i të tjerëve - e gjithë kjo nënvlerësohet kur pjesëmarrja është e ulët. Kur një burrë shteti mbështetet te pozita të ulëta, i kalon lehtësisht kufijtë, qoftë edhe personale, mund të arrijë lehtësisht sundimin autoritar, mund të bëhet lehtësisht i pakontrollueshëm”. Sipas fjalëve të saj mërzia, jo lodhja e votuesve, është arsyeja e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e sotme.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..