Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 nëntorin

Reshje shiu dhe ftohje të martën

Foto: BGNES

Të martën do të mbajë mot me vranësira në të gjithë vendin, në shumë rajone me reshje shiu. Me erë nga veriperëndimi do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9 gradë, në bregdet pak më të larta. Temperaturat maksimale do të ulen nga 7 gradë mbi Bullgarinë Verilindore deri në 14-15 gradë në skajet jugore. Për Sofjen termometrat do të tregojnë deri në 9 gradë.

Mbi male do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, mbi 1400-1500 m mbi nivelin e detit do të bjerë borë. Temperaturat maksimale në lartësinë 1200 m do të jenë rreth 7 gradë, në 2000 m deri në 2 gradë.

Të mërkurën temperaturat ditore do të vazhdojnë në rënie. Në rajone mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje shiu, por vranësitë do të çahen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov: Ukraina duhet të marrë fonde nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..

botuar më 24-11-20 9.34.PD