Ministria e Punëve të Jashtme bullgare shpreh mirënjohjen e saj për komunitetet tona jashtë vendit për ndihmën e tyre në organizimin e votimit të qytetarëve bullgarë në mbarë botën.
Në zgjedhjet për president dhe parlament më 14 nëntor 2021 dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 21 nëntor 2021, bashkatdhetarët tanë patën mundësinë të votojnë në 68 vende, në gjithsej 749 qendra votimi në të gjitha kontinentet.
Në sajë të përpjekjeve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët morën pjesë si anëtarë të KQZ-së, si dhe të punonjësve të ministrisë në vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të jashtme, të gjithë qytetarët bullgarë patën mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre të votimit. Ministria jonë e Jashtme shpreh mirënjohjen ndaj tyre, duke besuar se partneriteti i krijuar me komunitetet bullgare do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mbrojtur interesat bullgare jashtë vendit dhe për të ruajtur emrin e mirë të Bullgarisë në mbarë botën.Kuvendi vendosi që vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Teksti i propozuar nga Petër Petrov dhe..
Pasi u bë e qartë se kabineti i ri i propozuar do të ishte një koalicion i GERB-SDS, “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), i nominuari për kryeministër Rosen Zheljazkov shpjegoi se përgjegjësinë politike do ta mbajnë të gjithë..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu presidentit një dosje me mandatin e përfunduar, strukturën dhe përbërjen e kabinetit të ardhshëm. Kreu i..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..