Kanë nisur negociatat mes partive për politikën e ardhshme të koalicionit qeverisës në ekonomi dhe energjetikë. Bullgaria Demokratike propozon heqjen e kufizimeve për biznesin në rast se ka një numër të mjaftueshëm njerëzish të imunizuar. Kjo mund të arrihet deri në prill 2021, nëse shkalla e vaksinimit dyfishohet në 40 000 njerëz në ditë. Koalicioni kërkon gjithashtu ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe masa kundër korrupsionit në sektorin e energjisë.
BSP këmbëngul për 200 kilovat-orë energji elektrike falas për familjet nën dhe në kufirin e varfërisë. Ato ofrojnë ulje të TVSH-së nga 22 në 9% për energjinë elektrike, gazin dhe ngrohjen, si dhe zhvillimin e objekteve të reja bërthamore.
“Ka një popull të tillë” janë kundër ndërtimit të centralit atomik në Belene dhe propozojnë që në vend të centralit të ndërtohet një uzinë për hidrogjen.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..