Sot në Bullgari është ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të dy incidenteve tragjike. Flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore janë përgjysmuar.
Më 22 nëntor 9 persona humbën jetën për shkak të një zjarri të shpërthyer në një azil në rajonin e Varnës. Në orët e para të 23 nëntorit, në një aksident me autobus të një kompanie transporti nga Maqedonia Veriore në autostradën Struma vdiqën 46 persona. Mes të vdekurve është një familje prej 10 anëtarësh, ka edhe fëmijë. 7 të mbijetuarit e aksidentit të rëndë janë shtruar në spitalin e urgjencës në kryeqytet “Pirogov”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur urgjentisht në Bullgari për t'u njohur në vend me rrethanat e ngjarjes.Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..