Sot në Bullgari është ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të dy incidenteve tragjike. Flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore janë përgjysmuar.
Më 22 nëntor 9 persona humbën jetën për shkak të një zjarri të shpërthyer në një azil në rajonin e Varnës. Në orët e para të 23 nëntorit, në një aksident me autobus të një kompanie transporti nga Maqedonia Veriore në autostradën Struma vdiqën 46 persona. Mes të vdekurve është një familje prej 10 anëtarësh, ka edhe fëmijë. 7 të mbijetuarit e aksidentit të rëndë janë shtruar në spitalin e urgjencës në kryeqytet “Pirogov”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur urgjentisht në Bullgari për t'u njohur në vend me rrethanat e ngjarjes.Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..