Bullgaria u bë një shtëpi të re për ukrainasen Natalija Elis para pesë vitesh. Nga qyteti bregdetar Odesa, në fshatin piktoresk Markovo, rajoni i qytetit Plovdiv (Bullgari Jugore), ajo mbërrin me bashkëshortin e saj, një qen, tri mace dhe 50 000 kaktuse. Sot kaktuset janë mbi 100 000, macet janë tetë, ndërsa qentë janë dy. Çfarë e sjell atë në Bullgari?
“Bashkëshorti im është bullgar, vinim nga 3-4 herë në vit për të vizituar nënën e tij, e cila banon këtu. Bullgaria më pëlqeu shumë që nga hera e parë. Menjëherë më bëri përshtypje qëndrimi i kujdesshëm i bullgarëve ndaj njerëzve të moshuar. Njerëzit këtu janë më të butë, më miqësor dhe në tërësi atmosfera në vend është më e qetë dhe jo aq stresuese. Klima është e mirë. Krahas kësaj unë jam skiatore dhe aty pranë ka tri vendpushime malore. Më pëlqen edhe deti – këtu si deti ashtu edhe plazhet janë më të pastra, shërbimi është i mirë. Dhe çfarë kuzhinë, çfarë erëzash keni! Pra, kur pas 20 vitesh jetë bashkëshortore burri më tha se do të shkojmë për të jetuar në Bullgari, unë vetëm pyes “kur?”.”
Në Bullgari Natalija u adaptua lehtë - shumë shpejtë mësoi bullgarishten dhe e ktheu pasionin e saj ndaj kaktuseve në biznes. Që prej tri vitesh firma e saj punon në tregun ndërkombëtar duke ofruar fara dhe bimë. Sipas saj kushtet për nisjen e një biznesi tek ne janë më të favorshme, madje tatimet janë më të ulëta.
Natalija u pasionua pas kaktuseve kur ishte 20 vjeç. Sot ajo popullarizon dituri për këto bimë, ndërsa “mbretëria e saj me gjemba” në Markovo ndoshta është më e madhja në Bullgari.
Pothuajse menjëherë pasi erdhi për të jetuar në Bullgari, Natalija Elis u përfshi në jetën shoqërore të fshatit Markovo dhe të qytetit të afërt Plovdiv. Bashkë me Institutin Agrar në qytet, ajo ishte ndër organizatorët kryesorë të reparteve të vullnetarëve për pastrimin dhe kthimin e Kopshtit Botanik në një oazë të gjelbër.
Etapa e parë e projektit tashmë përfundoi – kopshti i lënë pas dore pranë të cilit njerëzit s’guxuan ta kalonin, tashmë u pastrua nga barërat e këqija, shkurret dhe pemët e thata, u montua dhe një gardë:
Natalija planifikon që një pjesë e koleksionit të vet t’i dhurojë Kopshtit Botanik të Plovdivit, ku do të ketë një këndë special për fëmijët. “Këtu fëmijët do të njihen me procesin e rritjes së bimëve, do të mësojnë të kujdesen dhe të ruajnë natyrën dhe ndoshta në 20 vjet do të rrisim një brez të ri të përgjegjshëm ndaj shoqërisë.
Ëndrra më e madhe e Natalijas është që në natyrën e egër të rikthehen të gjitha speciet bimore të asgjësuara nga njeriu.
“Ka bimë që ekzistojnë vetëm në koleksione private - thotë Natalija. – Është punë dhe përgjegjësi e madhe për ne si koleksionues t’i mbajmë në llojin e tyre të pastër, në mënyrë që në ditën kur shoqëria kupton se çfarë ka bërë dhe nipërit apo stërnipërit tanë fillojnë të punojnë për kthimin e tyre në natyrë, të ketë një rezervë të mjaftueshme të farërave.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal dhe Snezhana Nikiforova
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..