Bullgaria u zgjodh anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve Palë në Konventën e Trashëgimisë Botërore, që po mbahet aktualisht në Paris. Ky është organi më prestigjioz i UNESCO-s, në të cilin marrin pjesë 21 shtete.
Zgjedhja e Bullgarisë është një njohje e punës aktive të vendit tonë në kuadër të programeve të UNESCO-s në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Bullgaria ka regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore gjithsej 10 vende kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin. Këto janë Kalorësi i Madarës, Kisha e Bojanës, Varreza e Kazanllëkut, Nesebëri i Vjetër, Manastiri i Rillës, Kishat Shkëmbore në Ivanovo, Varri Trak në Sveshtari, Parku Kombëtar Pirin, Rezerva e Biosferës Srebërna dhe, së bashku me vende të tjera evropiane, elementë të objektit “Pyjet w vjetra të ahut në Evropë”.
Për disa nga këto objekte të Trashëgimisë Botërore mund të lexoni në banerin tonë të posaçëm 100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..