Gjatë natës së 29 duke u gdhirë 30 nëntor me kalimin e një tjetër fronti atmosferik të ftohtë nga perëndimi në lindje do të ketë reshje shiu. Në pjesën e përparme veriore të malit Stara Pllanina, zonat e larta perëndimore dhe në rajonin Ludogorie reshjet e shiut do të kthehen në borë. Nga mëngjesi do të formohet mbulesë bore në zonat malore. Aty reshjet e borës do të jenë intensive në mëngjes, sidomos në bjeshkët qendrore dhe lindore të malit Stara Pllanina. Era në mbarë vendin do të jetë e orientuar nga veriperëndimi, më së voni në mëngjes në rajonet ekstreme juglindore, e me të do të depërtojë ajër i ftohtë.
Ditën e marte në Bullgarinë Perëndimore do të ndalojnë reshjet para mesditës dhe gjatë ditës vranësitë do të çahen dhe zvogëlohen, në shumë zona - deri në mot kryesisht me diell. Në Bullgarinë Lindore pasdite reshjet do të dobësohen dhe do të ndalojnë, më së voni në mbrëmje në rajonet verilindore. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, në bregdetin e Detit të Zi deri në 10-11.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..