Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov i bëri një dhuratë shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja “Prof. Dr. Asen Zllatarov” në qytetin e tij të lindjes Haskovo. Tenisti që jeton në Monako ka dhënë 15 mijë euro, ka konfirmuar drejtori i gjimnazit Dejan Janev. Nëna e Grigor Dimitrovit është mësuese e edukimit fizik në shkollë.
Kjo nuk është dhurata e parë e Dimitrovit. Në fillim të pandemisë së koronavirusit, tenisti dhuroi para për të blerë respiratorë për spitalin në qytetin e tij të lindjes.
Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha” . Në..
Bullgarja Julija Stamatova u kualifikua në çerekfinale të turneut të tenisit në Antalija, me një fond çmimi prej 15 mijë dollarësh. Në setin e fundit, bullgarja 29-vjeçare bëri një depërtim vendimtar dhe fitoi ndaj Mavi Josterajh të Austrisë me..
Aleksandër Donski shënoi dy fitore dhe u kualifikua në raundin e dytë në single dhenë çerekfinale në dyshe në turneun e tenisit në Monastir (Tunizi) me një fond shpërblyes prej 25 mijë dollarësh. Ndërkohë, tre bullgarë u kualifikuan në..