Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Na pret mot i freskët me shi

Foto: BGNES

Të shtunën do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Ato do të jenë më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Juglindore. Por para mesditës reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga Juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, kurse ato ditore do të ulen dhe do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°. Për rajonin e Sofjes temperatura maksimale do të jetë deri në 5 gradë.

Mbi male vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në shumë vende mbi 1700 m para mesditës reshjet e shiut do të kthehen në borë. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, në zonat e larta dhe të hapura - erë e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë deri në 4 °, në 2000 m - rreth minus 1.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, në ultësira dhe me mjegull, në disa zona me reshje të egra. Në male do të ketë më shumë diell.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD