Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me forcat e përfaqësuara në parlament për të dorëzuar një mandat për formimin e qeverisë. Kreu i Shtetit priti fillimisht përfaqësuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Radev tha se pas zgjedhjeve ka përfunduar koha e udhëheqjes autoritare kryeministrore.
Kandidati për Kryeministër Kirill Petkov tha se është absolutisht e nevojshme që Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt е cila t'i zgjidhë problemet urgjente në një mandat të plotë dhe me një parlament funksionues.
Në takimin me presidentin, kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS, Desisllava Atanasova, tha se ata do të jenë opozitë e qeverisë së majtë-liberale që po formohet.
“Ky ishte një vit i grindjeve dhe represioneve. Megjithatë, koalicioni ynë është forca e dytë politike në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor”, tha Atanasova. Ajo premtoi se nëse qeveria u kërkon ndihmë apo këshilla, ata janë të gatshëm t’i japin, por çdo gabim i qeverisë së ardhshme do të vihet në pah.Kriza politike është një fakt. Ajo mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve, tha lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ Mustafa Karadajë në konsultimet me Presidentin Rumen Radev.
“Zgjedhjet e treta kaluan me shpresa dhe pritshmëri shumë të mëdha të votuesve. Vendi ka nevojë për një kabinet të rregullt, duke pasur parasysh krizat e shumta me të cilat po përballemi," tha Karadajë. Ai theksoi se Bullgaria është vonuar me planin e saj për rimëkëmbjen dhe thithjen e fondeve nga programet operative të BE-së.
Pas konsultimeve me Presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë së re, liderja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelia Ninova tha se partia do të bëjë çmos për të pasur një kabinet të rregullt. Ninova theksoi se grupe ekspertësh dhe politike kanë shqyrtuar marrëveshjen e koalicionit dhe se BSP-ja ka disa vërejtje për të, të cilat do të diskutohen në nivel partiak. Tani për tani Kornelija Ninova ajo as konfirmoi, as mohoi se do të ishte zëvendëskryeministre në qeverinë e mundshme të ardhshme.
Ditën e premte do të mbajë mot me diell me vranësira pasdite në zonat malore. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 19°, në Sofje - 14°. Vlerat maksimale do të jenë nga 28-33°, në kryeqytet - 29°. Do të jetë me diell përgjatë Detit të..
Deputetët krijuan një komision të përkohshëm për të hetuar të gjitha faktet dhe rrethanat në lidhje me sigurinë e votimit me makina në zgjedhjet e ardhshme vendore të 29 tetorit. Propozimi për krijimin e komisionit është bërë nga BSP-ja dhe ka..
Mbështetësit e partisë “Vëzrazhdane” protestuan përpara ndërtesës së Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Protesta u shpall kombëtare dhe njerëzit filluan të mblidhen pak para orës 12 të mesditës. Ata..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), gjen. Atanas Atanasov, ka dhënë dorëheqjen si..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull mbi Bullgarinë Perëndimore. Temperaturat..
Në Këshillin e Ministrave është firmosur memorandumi mes qeverisë dhe fermerëve. "Pas një fillimi të rremë, gjëja e rëndësishme është që arritëm..