Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filluan konsultimet tek Presidentit për qeverinë e ardhshme

| rinovuar më 21-12-06 4.45.MD
Foto: Facebook/Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me forcat e përfaqësuara në parlament për të dorëzuar një mandat për formimin e qeverisë. Kreu i Shtetit priti fillimisht përfaqësuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Radev tha se pas zgjedhjeve ka përfunduar koha e udhëheqjes autoritare kryeministrore.

Kandidati për Kryeministër Kirill Petkov tha se është absolutisht e nevojshme që Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt е cila t'i zgjidhë problemet urgjente në një mandat të plotë dhe me një parlament funksionues.

Petkov theksoi se ka një marrëveshje koalicioni me partnerët e ardhshëm në qeverisje, në të cilën janë të pranishme mbi 90% të politikave të përbashkëta.

Në takimin me presidentin, kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS, Desisllava Atanasova, tha se ata do të jenë opozitë e qeverisë së majtë-liberale që po formohet.

“Ky ishte një vit i grindjeve dhe represioneve. Megjithatë, koalicioni ynë është forca e dytë politike në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor”, tha Atanasova. Ajo premtoi se nëse qeveria u kërkon ndihmë apo këshilla, ata janë të gatshëm t’i japin, por çdo gabim i qeverisë së ardhshme do të vihet në pah.

Kriza politike është një fakt. Ajo mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve, tha lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ Mustafa Karadajë në konsultimet me Presidentin Rumen Radev.

“Zgjedhjet e treta kaluan me shpresa dhe pritshmëri shumë të mëdha të votuesve. Vendi ka nevojë për një kabinet të rregullt, duke pasur parasysh krizat e shumta me të cilat po përballemi," tha Karadajë. Ai theksoi se Bullgaria është vonuar me planin e saj për rimëkëmbjen dhe thithjen e fondeve nga programet operative të BE-së.

Pas konsultimeve me Presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë së re, liderja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelia Ninova tha se partia do të bëjë çmos për të pasur një kabinet të rregullt. Ninova theksoi se grupe ekspertësh dhe politike kanë shqyrtuar marrëveshjen e koalicionit dhe se BSP-ja ka disa vërejtje për të, të cilat do të diskutohen në nivel partiak. Tani për tani Kornelija Ninova ajo as konfirmoi, as mohoi se do të ishte zëvendëskryeministre në qeverinë e mundshme të ardhshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD