Skulptori bullgar Asen Pejkov, i njohur për skulpturën e tij prej nëntë metrash të Leonardo da Vinçit, e cila zbukuron aeroportin “Fiumicino” të Romës, do të prezantohet me një ekspozitë madhore në galerinë “San Stefano” në Sofje. Ekspozita “Asen Pejkov nga Roma” do të hapet më 15 dhjetor dhe do të përfshijë 50 vepra mbresëlënëse të mjeshtrit të madh – portrete prej allçie dhe bronzi, relieve dhe një autoportret.
Popullariteti i Asen Pejkovit (1908 - 1973) i kalon kufijtë jo vetëm të Bullgarisë dhe Italisë, por edhe të Evropës. Ai u diplomua me medalje ari në Akademinë Shtetërore të Arteve tek skulptori Prof. Andrej Nikollov. Në moshën 30 vjeç Asen Pejkovi u largua nga Bullgaria dhe u vendos në Itali, ku u bë një nga figurat kryesore të skulpturës italiane.Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..
Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..
Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..
Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë...