Presidenti Rumen Radev u takua me anëtarët e qeverisë teknike dhe i falënderoi për vullnetin e mirë, guximin dhe përkushtimin. “Ju, z. Janev, treguat se mund të ketë një qeverisje të re – transparente dhe pa kompromis.” Me këto fjalë Kreu i Shtetit iu drejtua Stefan Janevit - Kryeministër i deritanishëm në qeverinë teknike dhe Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e ri.
Sipas Rumen Radevit, qeveria e përkohshme ka zbuluar vjedhjet e mjeteve për ndërtimin e autostradës “Hemus”, ka ndërprerë valën e katërt të epidemisë së koronavirusit, është përballur me krizën energjetike dhe ka ndaluar praktikat e këqija në Fondin Shtetëror të Bujqësisë. "Pas dy qeverive provizore, Bullgaria është e ndryshme - shpresoj se është pak më e mirë," tha në përgjigje Kryeministri i deritanishëm i përkohshëm Stefan Janev. Sipas tij, rezultatet janë fakt. “Duhet ndryshim, njerëzit presin reforma”, shtoi ai. Më vonë në Këshillin e Ministrave, kabineti i përkohshëm i Stefan Janev ia dorëzoi pushtetin qeverisë së sapozgjedhur të kryesuar nga Kirill Petkov."Qëndrimi i Bullgarisë nuk ka ndryshuar - zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë. Na duhen veprime konkrete. Humbëm 5 muaj në biseda, në intervista. Ne presim që të fillojë zbatimi i marrëveshjes," bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme e..
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi në Kuvendin Popullor Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili ndodhet për një vizitë..
Të gjithë bullgarët e dinë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në BE. Të gjithë e dinë gjithashtu se të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen, tha Kryeministri Kirill Petkov për Nova TV. “Çështja është që ta heqim këtë retorikë politike dhe të..
"Qëndrimi i Bullgarisë nuk ka ndryshuar - zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë. Na duhen veprime konkrete. Humbëm 5 muaj në biseda, në intervista. Ne..