Reforma gjyqësore është një parakusht i detyrueshëm për përparimin e Bullgarisë në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, tha para BNR-së Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova.
Problemi me Kryeprokurorin nuk mund të shtyhet, vuri në dukje Ministrja. Reforma e Komisionit kundër Korrupsionit do të jetë prioritet. Fuqitë e tij do të rriten edhe më shumë, por do të garantohet gjithashtu se nuk do të ketë abuzime me to. Qëllimi i dytë është ndryshimi i Ligjit të Gjyqësorit dhe i Kodit të Procedurës Penale që të apelohen refuzimet e Prokurorisë për zhvillimin e hetimeve. Detyra e tretë është zgjedhja e një inspektorati të ri gjyqësor. Shumica në pushtet kërkon ndryshime kushtetuese për punën e Prokurorisë, bëri të ditur Ministrja e re e Drejtësisë Jordanova.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..