55 ikona bullgare të pikturuara në stilin e shkollave të vjetra të zografëve paraqes Instituti Kulturor Bullgar në Berlin në prag të Festave të Krishtlindjeve. Autore e ekspozitës tematike është piktorja Dobrina Badallova, e cila krijon kopje ikonash duke respektuar rreptësisht kanunin ortodoks lindor. Në koleksion janë të përfshira edhe miniatura kishtare, disa imazhe origjinale dhe kopje të veprave kanonike të zografëve nga shekujt XV - XVI të cilët nuk janë të paraqitura deri tashti. Në ekspozitën udhëtuese autorja prezanton dhe vepra të shquara nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Një detaj interesant në punën e saj është se ajo jo vetëm që i përmbahet teknologjisë së shfrytëzuar nga zografët e vjetër, por imiton përkushtimin, asketizmin, vetminë e tyre shpirtërore.
Dobrinka Badallova lindi në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore). U diplomua në pikturim ikonash në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo. Si ikonografe është nxënëse e Prof. Ljuben Prashkov. Nga viti 1996 deri në vitin 2005 jetonte dhe punonte në Bratislavë. Në vitin 2005 u kthye në atdhe dhe tani punon në Sofje.
Dobrinka Badallova ka 8 ekspozita me vete. Ikonat e saj ishin pjesë të ekspozitave kolektive në Bratislavë, Londër, Beograd, Vjenë, Budapest, dhe tani në Berlin.
Ekspozita me ikonat e piktores Dobrinka Badallova në kryeqytetin gjerman mund të shihen nga 16 dhjetori 2021 deri më 30 janar 2022, dhe hyrja është falas.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook/dobrina.art.1
Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..
Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...
Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..
Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë..