Në orët e para të Vitit të Ri në Bullgari fillon tradita survakane - një grup fëmijësh ose të rinjsh shkojnë shtëpi më shtëpi dhe u bien në kurriz me një shkop /thupër thane/ të dekoruar posaçërisht të quajtur "survaçka", anëtarët e familjes dhe shprehin urime për shëndet dhe lumturi.
Pikërisht këtë traditë ka vendosur që ta popullarizojë në të gjithë botën Marin Hristov-Hriste. Këngëtari, muzikant dhe artist i njohur nga qyteti Botevgrad fton bullgarë dhe të huaj të bëjnë ritin “survakane” përpara godinave emblematike në vendin, ku jetojnë, për shembull përpara Kullës Eiffel në Paris, përpara piramidave në Egjipt e të tjera... Që të gjitha materialet e fotografuara dhe të dërguara do të mblidhen në një video.
“Fillimisht donim të bashkonim në ndonjë farë mënyre bullgarët nëpër botë dhe vendosëm se, kjo mund të ndodhë përmes traditës - survakane. Kjo traditë është bullgare, por nuk pengon që në të të përfshihet dhe një grup më të madh njerëzish, sepse mendoj se do të jetë një gjë interesante”- sqaron idenë e tij Marini.
Tanimë ka pjesëmarrje të konfirmuara jo vetëm nga miq dhe të njohur të këtij njeriu të ri nga pikë të afërta dhe të largëta të tokës, por dhe nga të huaj nga Evropa, Australia dhe Amerika e Jugut.
Ai është i bindur se çdo një prej nesh mbart traditat bullgare në vetvete pak a shumë. Dhe mund t’i njohë të huajt me një pjesë nga traditat tona të shkëlqyera.
“Ideja është që të huajt, të cilët do të përfshihen, ta bëjnë me emërtime të tyre. Në videon të cilën unë do ta bëj, nuk do të dëgjohet teksti, por çdo një i huaj gjatë kryerjes së këtij riti mund të përdorë fjalë të tij dhe urime nga populli i tij. Nuk ftoj asnjë që të mësojë ndonjë farë urimesh dhe fjalë të panjohur për ta. Thjesht t’i urojnë njëri tjetrit gjëra të mira përmes vet traditës - survakane”, thotë Marini.
Me shpresë që iniciativa e tij personale t’i bashkojë dhe t’i afrojë njerëzit me rastin e festave të cilat po afrojnë, Marin Hristov drejton dhe urimet e tija:
“Urimet e mia personale, siç mendoj dhe çdo një njeriu tjetër, janë shëndet, lumturi, për të cilën çdo një prej nesh duhet të luftojë dhe t’i mbrojë. Dhe të kemi mundësi të ecim përpara, të zhvillohemi në ndonjë farë mënyre, me ndihmën e Zotit, kuptohet.”
Çdokush mund të marrë pjesë në iniciativë duke regjistruar një video të shkurtër dhe duke ia dërguar Marin Hristov
Në iniciativë mund të marrë pjesë çdo një i cili ka dëshirë, duke regjistruar një video të shkurtër dhe duke ia dërguar Marin Hristovit.
Por, ja dhe sesi mund të punoni survaçka :
Përdoret një thupër thane, ku degët e saj mblidhen në formën e një rrethi. Për zbukurim janë të domosdoshme fije prej leshi me ngjyra të ndryshme ose lesh i pa përpunuar, gjerdanë me kokoshka, me kumbulla të thata, speca dhe fjongo. Në majë vendoset një mollë dhe paraja e “artë” e detyrueshme - që të jetë i shëndetshëm dhe i begat viti. Me një goditje të lehtë mbi kurriz urohet shëndet dhe një vit i pasur me shumë bereqet dhe mirëqenie të mirë.
Foto: arkiv personal, BGNES, arkiv
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..