Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shihni sesi tradita “Survakane” mund të bashkojë bullgarë dhe të huaj

Foto: BGNES

Në orët e para të Vitit të Ri në Bullgari fillon tradita survakane - një grup fëmijësh ose të rinjsh shkojnë shtëpi më shtëpi dhe u bien në kurriz me një shkop /thupër thane/ të dekoruar posaçërisht të quajtur "survaçka", anëtarët e familjes dhe shprehin urime për shëndet dhe lumturi.

Pikërisht këtë traditë ka vendosur që ta popullarizojë në të gjithë botën Marin Hristov-Hriste. Këngëtari, muzikant dhe artist i njohur nga qyteti Botevgrad fton bullgarë dhe të huaj të bëjnë ritin “survakane” përpara godinave emblematike në vendin, ku jetojnë, për shembull përpara Kullës Eiffel në Paris, përpara piramidave në Egjipt e të tjera... Që të gjitha materialet e fotografuara dhe të dërguara do të mblidhen në një video.

“Fillimisht donim të bashkonim në ndonjë farë mënyre bullgarët nëpër botë dhe vendosëm se, kjo mund të ndodhë përmes traditës - survakane. Kjo traditë është bullgare, por nuk pengon që në të të përfshihet dhe një grup më të madh njerëzish, sepse mendoj se do të jetë një gjë interesante”- sqaron idenë e tij Marini.

Tanimë ka pjesëmarrje të konfirmuara jo vetëm nga miq dhe të njohur të këtij njeriu të ri nga pikë të afërta dhe të largëta të tokës, por dhe nga të huaj nga Evropa, Australia dhe Amerika e Jugut.


Ai është i bindur se çdo një prej nesh mbart traditat bullgare në vetvete pak a shumë. Dhe mund t’i njohë të huajt me një pjesë nga traditat tona të shkëlqyera.

Ideja është që të huajt, të cilët do të përfshihen, ta bëjnë me emërtime të tyre. Në videon të cilën unë do ta bëj, nuk do të dëgjohet teksti, por çdo një i huaj gjatë kryerjes së këtij riti mund të përdorë fjalë të tij dhe urime nga populli i tij. Nuk ftoj asnjë që të mësojë ndonjë farë urimesh dhe fjalë të panjohur për ta. Thjesht t’i urojnë njëri tjetrit gjëra të mira përmes vet traditës - survakane”, thotë Marini.

Me shpresë që iniciativa e tij personale t’i bashkojë dhe t’i afrojë njerëzit me rastin e festave të cilat po afrojnë, Marin Hristov drejton dhe urimet e tija:

“Urimet e mia personale, siç mendoj dhe çdo një njeriu tjetër, janë shëndet, lumturi, për të cilën çdo një prej nesh duhet të luftojë dhe t’i mbrojë. Dhe të kemi mundësi të ecim përpara, të zhvillohemi në ndonjë farë mënyre, me ndihmën e Zotit, kuptohet.”

Marin Hristov

Çdokush mund të marrë pjesë në iniciativë duke regjistruar një video të shkurtër dhe duke ia dërguar Marin Hristov

Në iniciativë mund të marrë pjesë çdo një i cili ka dëshirë, duke regjistruar një video të shkurtër dhe duke ia dërguar Marin Hristovit. 

Por, ja dhe sesi mund të punoni survaçka :

Përdoret një thupër thane, ku degët e saj mblidhen në formën e një rrethi. Për zbukurim janë të domosdoshme fije prej leshi me ngjyra të ndryshme ose lesh i pa përpunuar, gjerdanë me kokoshka, me kumbulla të thata, speca dhe fjongo. Në majë vendoset një mollë dhe paraja e “artë” e detyrueshme - që të jetë i shëndetshëm dhe i begat viti. Me një goditje të lehtë mbi kurriz urohet shëndet dhe një vit i pasur me shumë bereqet dhe mirëqenie të mirë.

Foto:  arkiv personal, BGNES, arkiv

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD