Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kafshët endacake në Veliki Presllav kanë mirëbërësin e tyre

Ivanka Dimova arriti për të krijuar një strehë qensh në qytet

Foto: Animal Hope Bulgaria-Veliki Preslav

Të dhurojmë përkëdhelje, ngopje, ngrohtësi. Me këtë dëshirë Ivanka Dimova hyn në një betejë të pabarabartë me burokracinë, paragjykimet dhe indiferencën për të siguruar strehë për çdo qen rruge në një qytet të vogël. Pas një lufte dekada me radhë sot Veliki Presllav ka strehën e vet për kafshë endacake. 

“Kujdesemi që të jetë e ngrohtë gjatë dimrit”, thotë Ivanka Dimova. Së bashku me vullnetarët tashmë shtruan kashtë në kafaze, por shqetësimi i saj më i madh është të gjejë batanije për të mbështjellë foshnjat. Ajo nuk e fsheh kënaqësinë se ish këndi zoologjik gjithnjë e më shumë fillon t’i ngjajë një strehe të vërtetë.

“Jemi në proces ndërtimi, ngadalë e përmirësojmë kushtet – shton Ivanka Dimova. – Kafazet janë me rrjete të reja teli, kemi shtëpi për çdo qen. Klinika ambulatore është gjithashtu pothuajse gati. Edhe pse me hapa të vogla po avancojmë.”

Për të përmirësuar kushtet në strehore dhe për të siguruar ushqim për qentë, Barbara Osman nga Shoqata Gjermane “Streunernothilfe Grenzenlos” i zgjat dorën asaj. Edhe Bashkia e qytetit u përfshi me 15 mijë leva për vit, të cilat shfrytëzohen për kontrollime mjekësore, kastrim, çipa. Në strehore akoma nuk ka staf, prandaj Ivanka Dimova mbështetet në vullnetarët entuziast për t’u kujdesur për kafshët.

Sidoqoftë çfarëdo përpjekje të bëjë, përderisa shteti nuk detyron pronarët e qenve të marrin përsipër përgjegjësinë për kujdesin, tufa e qenve endacakë nuk do të ndalë.

Ka shumë qen foshnjë - i lëshojnë nga shtëpitë, disa janë me nënat e tyre, të tjerë janë vetëm – tregon Ivanka Dimova. – Vazhdimisht po mbledhim qentë për të cilët na informojnë dhe i shterpëzojmë. Vetëm vitin e kaluar i shterpëzuam 120 kafshë. Në qytet pothuajse nuk kishte qenë të pa kastruar dhe  befas këtë pranverë u shfaqën nja 5-6 nëna dhe vazhdojnë t’i hedhin – shtatzënë, foshnja në thasë dhe kuti. Është një gjë e tmerrshme, po rrotullohemi në një rreth. Përderisa nuk do të ketë një ligj i fortë për kafshët shtëpiake, kështu do të jetë – ne do të mbledhim do të tredhim, ndërsa ata do t’i shumëzojnë pa shqetësuar për asgjë.”

Vetëm vitin e kaluar afro 90 qentë nga strehorja në Veliki Presllav u adoptuan jashtë shtetit, ndërsa më se 80 gjetën familje tek ne. Për të marrë njeriu kafshë në shtëpi, Ivanka Dimova këmbëngul që në kontratën e tij të regjistrohet se do të dërgojë informacion se si ndihet qeni në shtëpinë e tij të re. Një nga momentet e gëzueshme për mirëbërësen është kur adoptuesit i falënderojnë se qeni i tyre nuk ka frikë prej tyre.

Ata që kanë birësuar nga strehore të tjera, thonë se kafshët e mia janë shumë sociale – thotë me krenari Ivanka Dimova. – Arrij t’i mësoj me praninë njerëzore me lojë. Në mëngjes më parë shkoj qeli më qeli për të parë nëse janë të shëndetshëm, nëse duhet të shkojmë te mjeku. Me vullnetarët i përkëdhelim, luajmë me ta, edhe nuk na lënë as të fshijmë. Nuk kam një qen i cili nuk është social. Kjo megjithëqë shumica e atyre të kapura në qytet, ishin të akuzuar se kafshojnë.”

A e konsideron veten hero duke parë çdo ditë të lumtur kafshët e shpëtuara nga vuajtjet?

“Nuk ka rëndësi nëse jam hero - përgjigjet Ivanka Dimova. - E rëndësishme është që të shkoj në shtrat me ndërgjegje të pastër. Gjatë viteve, kalova nëpër ferr, sepse përjetoj vuajtjet e çdo kafshe në ankth.”

Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistës së rozalija Çerneva, BNR-Shumen)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Animal Hope Bulgaria-Veliki Preslav




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD