Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Julijana Antonova-Murata: Ne bullgarët jemi njerëz të mirë, por kemi arsye të ndihemi të lodhur

Foto: BGNES

Në ditët e fundit para Vitit të Ri, njerëzit kthehen në shtëpi, blejnë dhurata, dërgojnë kartolina urimi për Vitin e Ri - më shumë me anë të postës sesa në internet, përmes postës elektronike, gatuajnë ushqime festash, vendosin degë pishe dhe dekorime para shtëpive të tyre si një mbrojtje simbolike nga forcat e liga. Për festën ata kthehen në vendlindjen e tyre… Jo, nuk bëhet fjalë për njerëzit në Bullgari, por për festimin e Vitit të Ri në Japoninë e largët. Kur Viti i Ri vjen në Bullgari, në vendin aziatik ai është ende “në rrugë” me një diferencë prej 7 orësh. “Japonia e para-festave nuk duket si shtetet e tjera të krishtera, sepse në vendin e largët aziatik ka shumë pak të krishterë. Megjithatë, Tokioja vishet me rrobat festive të fundvitit që në shtator. Gjatë ditëve të Krishtlindjeve të gjithë janë në punë, por nëse dikush dëshiron të festojë, lirohet nga frekuentimi. Japonezët janë tolerantë ndaj feve të huaja dhe komuniteteve fetare”, tha Julijana Antonova-Murata, një diplomate dhe shkrimtare bullgare, e cila është pjesë e shoqërisë japoneze për më shumë se 20 vjet.

Ajo u kthye në Bullgari për të prezantuar krijimtarinë e vet - përmbledhje me tregime, të frymëzuara tërësisht nga takimet me njerëz të ndryshëm në Japoni. "Moshi Moshi", "Uki Uki", "San San" - kështu tingëllojnë në japonisht titujt origjinalë të librave të bullgares. Pas tyre, megjithatë, nuk ka asnjë ide për largësi dhe shkëputje nga kultura dhe realiteti bullgar. Përkundrazi, çdo takim i Julijanës me Japoninë ka të bëjë me miqësinë dhe kuriozitetin bullgar me të cilin ne i themi botës “Tungjatjeta!”.

“Do të përqendrohem te fjala "shembull" - tregimet që kam shkruar në këtë trilogji dhe veçanërisht në atë të fundit "San San, Japoni" nuk janë aspak një përpjekje për t'u dhënë mësime njerëzve. Kam jetuar në Japoni për gati 20 vjet me ndërprerje të vogla, kam punuar në ambasadën tonë në Tokio për tre mandate dhe gjatë gjithë kohës po vazhdoj të mësoj gjëra të reja nga njerëzit e zakonshëm. Nuk mund t'i harroj mësimet e tyre, shkoj në shtrat natën dhe mendoj. Më në fund, ngrihem, ulem para kompjuterit dhe në 3-4 minuta përshkruaj një histori, sepse këto mësime nuk duhet të mbeten vetëm për mua. Do të doja që ato të lexoheshin dhe të kuptoheshin nga shumë të tjerë si unë. Me to dua të them se gjëja më e rëndësishme është se mirësia është ajo që do të vazhdojë të ekzistojë - vëmendja ndaj njëri-tjetrit, dashuria janë gjërat më të rëndësishme që të mund të mbijetojmë. Kjo është në thelbin e librit tim.”

Qëndrimi ndaj punës, përgjegjësia dhe zelli i njohur i japonezëve, është gjithashtu një aspekt i jetës që i bën përshtypje Julijana Antonova-Murata. Ajo gjithmonë thekson se respekti për punën e të tjerëve është në qendër të edukimit japonez. Bullgarja e admiron durimin e japonezëve dhe shton se në “Tokën e Diellit që po lind”, edukimi dhe sjellja e mirë janë më të rëndësishme se arsimi. Prandaj është shumë e lehtë të jetosh në një vend ku të gjithë respektojnë tjetrin.

“Kthehem në Bullgari me etje për të parë se çfarë po ndodh në vendlindjen time dhe po zbuloj shumë gjëra të mira. Po shoh shumë vende të këndshme për syrin. Kam një ndjenjë që bullgarët, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit, të gjithë ne e mbajmë në zemër këtë mirësi, këtë ndjeshmëri. Kjo mund të shihet edhe në rrjetet sociale – në qoftë se dikush kërkon ndihmë menjëherë dhjetëra njerëz përgjigjen. Mirëpo, në Bullgari ekziston dhe një fakt tjetër - kur zgjidhet një problem, atëherë automatikisht shfaqet tjetri dhe njerëzit fillojnë të lodhen. Kjo na bën të ndihemi të hidhur dhe të paaftë për të komunikuar me qetësi. Por çfarë i duhet më shumë njeriut, përveçse të komunikojë me vëmendje, të ruajë perimetrin e tjetrit, të mos ofendojë, të mos kritikojë. Pra, ne kemi arsye të jemi të lodhur, por ne, bullgarët, jemi njerëz të mirë dhe mund të vazhdojmë të jetojmë duke respektuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD
Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD
 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD