Bullgaria e nis vitin e ri 2022 pa buxhet të votuar, që është një precedent në historinë tonë të re. Sipas të dhënave të parashikimit, në fund të dhjetorit 2021 thesari i shtetit është në deficit prej katër miliardë levash (pak mbi 2 miliardë euro), ose 3% e PBB-së. Deri në votimin e kornizës së re financiare, pagesat më të rëndësishme shtetërore do të kryhen sipas teksteve të Buxhetit 2021. Si rregull, nëse nuk ka buxhet të votuar për një vit të caktuar, çdo muaj vendi mund të shpenzojë 1/12 e ligjit të fundit aktual. Kjo ngrin edhe pagën minimale, e cila është 650 leva (332 euro).
Megjithatë, kufiri i varfërisë po ndryshon, duke u bërë 413 leva (211 euro) ose 44 leva (22 euro) më i lartë se në vitin 2021.
Kabineti bëri të ditur se synon që korniza e re financiare të jetë gati deri në fund të shkurtit, por në parlament është dorëzuar një projekt-ligj për të zgjatur buxhetin e 2021 deri në fund të marsit.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..