6 520 314 njerëz jetojnë në Bullgari, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Popullsia është ulur me 844 000 persona krahasuar me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011. Kjo është tkurrja më e madhe e regjistruar deri më tani. Shkaqet janë në vend të parë rritja negative e popullsisë dhe në vend të dytë migrimi.
Në vitin 1992, 24% e popullsisë ka qenë nën moshën 14 vjeç dhe 14% mbi moshën 65 vjeç. Në vitin 2021, situata është pikërisht e kundërta. Qyteti i Sofjes është i vetmi qark që e ka rritur popullsinë e vet me 14,7%. Në të gjitha të tjerat ajo është ulur nga 8 në 26%, ku më të prekurit janë Vidin, Dobriç dhe Montana.
Vetëm 34% e bullgarëve janë regjistruar në mënyrë elektronike, që është më pak sesa në regjistrimin e mëparshëm.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..