Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ritualet festive në Ditën e Ivanit

Foto: BGNES

Pas festës së Epifanisë, ose Ditës së Ujit të Bekuar dhe larjes rituale të burrave, seria e zakoneve të janarit po vazhdon me festimin e Ditës së Ivanit më 7 janar. Në kalendarin e kishës, kjo është dita e Joan Pararendësit e Pagëzorit, i cili pagëzoi Jezusin në ujërat e shenjta të lumit Jordan.

Festa kombëtare i kushtohet kumbarisë dhe vëllazërimitdhe natyrisht të gjithë atyre që mbajnë emrat Ivan, Ivanka etj. Ritualet lidhen përsëri me fuqinë pastruese të ujit të shenjtëruar të Epifanisë.

Të rinjtë i lajnë vajzat duke i spërkatur me ujë ose duke tentuar t'i hedhin befasisht në lumë. Ky është shkas për shumë të qeshura dhe shaka. Në Ditën e Ivanit (Ivanovden) lahen edhe gratë e martuara, vajzat e fejuara dhe natyrisht ata që festojnë ditën e emrit. Në disa krahina kolendarët ende e lajnë udhëheqësin e tyre, dhe kështu riti i tyre misterioz konsiderohet i përfunduar plotësisht. Nga ana e tij, udhëheqësi e fton grupin e kolendarëve në një tryezë festive.

Sipas zakonit, në këtë ditë kumbarët lajnë në mënyrë rituale çiftin e ri, të cilin e kanë martuar një vit më parë, dhe në mbrëmje të martuarit duhet të vizitojnë shtëpinë e tyre, duke sjellë verë, bukë, mish të pjekur etj. Më pas përfundon zyrtarisht heshtja rituale (e ashtuquajtura “goveene”) në shenjë respekti të nuses përballë kumbarit, i nderuar si mbrojtës i familjes së re. Familjet e martuara prej vitesh gjithashtu tregojnë respektin e tyre për kumbarët.


Një pjesë e pandashme e gëzimit të Festës së Ivanit është vallja festive, e cila mbledh të rinjtë e të moshuarit.

Më pas është Dita e Gjyshes (Babinden), e cila në folklor është riti i fundit nga të gjitha zakonet që lidhen me larjen rituale.Ditët e Pista kanë përfunduar, që do të thotë se mund të fillojnë fejesat dhe dasmat, të cilat lejohen deri në fillim të Kreshmës së Pashkëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD