Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mulli i vjetër kthehet në qendër informative dhe arsimore në Pllajën Devetashko

Foto: kmeta.bg

Një mulli i vjetër në fshatin Kërpaçevo të Bullgarisë Veriore u kthye në Qendër Arsimimi dhe Informacioni Kulturor të Pllajës Devetashko. Godina ka të gjitha komoditete për organizimin e seminareve, veprimtarive kulturore, trajnimeve, ekspozitave. Janë të ruajtura edhe  një pjesë nga elementet autentike të mullirit të vjetër. Në këtë mënyrë pushteti vendor vendosi t’i japë një jetë të re këtij monumenti unik vendas. Historia e vet godinës është shumë interesante. Ajo u ndërtua si mulli të fshatit Krushuna, fund e krye nga shtufi gëlqeror – një shkëmb poroz shumë i çmueshëm, i cili tashmë është i mbrojtur dhe i ndaluar për nxjerrje nga natyra. Banorët e fshatit Kërpaçevo nuk kishin se ku të bluajnë grurin dhe ishte e domosdoshme të shkonin në Krushuna ku ishte mulliri. Dalë ngadalë në Krushuna u ndërtuan edhe disa mulli të tjera dhe mulliri i parë mbeti i përdorur më rrallë. Kjo bëri që dy vëllezër iniciativë nga fshati Kërpaçevo ta blejnë mullirin dhe në mënyrë shpike ta transferojnë në vendlindjen e tyre. E çmontuan, shënuan gurët dhe të gjithë elementët e ndërtesës. E zhvendosën dhe e montuan në Kërpaçevo, ku tani është mulli elektrik, pasi aty nuk ka ujë të rrjedhshëm. Së shpejti mulliri i vjetër ka për t’u hapur si vend kulturor.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD