Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbushen 30 vjet nga vdekja e piktorit Dimitër Kazakov – Neron

Foto: galleryloran.com

Piktorët janë një racë e veçantë e qenieve njerëzore. Shumë prej tyre jetojnë sipas rregullave të veta, sepse dashuria për lirinë nuk i lejon të bien në kallëp dhe të bëjnë të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë gjithë jetën. Para 30 vitesh, në 1992, arti figurativ bullgar humbi një nga talentet e tij të jashtëzakonshme – piktori Dimitër Kazakov – Neron (1933-1992). Për të siguruar të ardhura të qëndrueshme, Kazakov punonte ndër vite si artist posteri, piktor në një fabrikë ushtarake e gjetkë, derisa zgjodhi fatin e një artisti të pavarur në kryeqytet. Shumë prej veprave të krijuar prej tij nuk lejohej të ekspozoheshin në Bullgarinë socialiste, por ato që ai arriti të prezantojë jashtë shtetit, u vlerësuan shumë lartë nga admiruesit. Ekspozita të suksesshme me vete piktori arriti të prezantojë në Greqi, Zvicër, Austri, ShBA, Francë, Spanjë, Japoni, Kuvajt.

Në vitin 1981, Dimitër Kazakov braktisi pikturën për shkak të alergjisë së tij të rëndë ndaj bojërave të vajit. Megjithatë, ai nuk mendoi për asnjë moment të hiqte dorë nga piktura. Pothuajse menjëherë i zëvendësoi ato me bojëra akrilike dhe me bojëra uji. Ai gjithashtu zotëroi hollësitë e skulpturës dhe gdhendjes në dru. Gjatë jetës së tij 59 vjeçare, Dimitër Kazakov i la trashëgimi artit bullgar mbi 15 000 piktura, akuarele, grafika, vizatime, plastikë dhe qeramika të pikturuara dhe pikturat e tij janë ndër më të vlerësuarat.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD