Sipas një sondazhi, 90 për qind e gjyqtarëve duan ndryshim dhe vetëm 9 për qind e përkrahin ruajtjen e strukturës aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete mes gjyqtarëve, të publikuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Bullgari. Pothuajse 100 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat në vend morën pjesë në sondazh, afro 90 për qind prej tyre me më shumë se 12 vjet përvojë në sistem. Sipas sondazhit, 13 për qind e magjistratëve janë për mbajtjen e vazhdimësisë aktuale të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa 87 për qind duan një ndryshim.
Më pak se 10 gjyqtarë janë dakord që të ruhet mënyra aktuale e formimit të Bordit Gjyqësor të Këshillit të Lartë Gjyqësor (6 persona nga kuota e magjistratëve dhe gjashtë nga kuota parlamentare). Të gjithë të tjerët duan që ky model të ndryshojë.Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..