Më 18 janar adhurojmë “Atin e Ortodoksisë” siç e quajtën Shën Athanasi që kur ishte gjallë. Ai lindi në Egjipt në vitin 295. Teolog dhe klerik, Patrik i Aleksandrisë nga viti 328 deri në vitin 373, Shën Athanasi i Madh ishte i pari, që përhapi në Evropë murgjërinë e lindur në Egjipt.
Populli bullgar e respekton shenjtorin edhe si mbrojtës i dëborës dhe i akullit. Është shumë i përhapur besimi, se në ditën e festës së tij Shën Athanasi shkon në mal i hipur një kalë të bardhë. Ai heq gëzofin e tij, vesh një këmishë mëndafshi dhe bërtet: “Iku dimër që të vijë vera!”. Prandaj dhe bullgari beson se nga ajo ditë e tutje dimri fillon të tërhiqet dhe t’i lërë vend Pranverës dhe natyrës që po fillon të ringjallet.Në përfytyrimet popullore Shën Andoni, të cilin e respektojmë një ditë më parë më 17 janar, dhe Shën Athanasi janë vëllezër binjakë. Për këtë arsye Ditën e Shën Athanasit në disa rajone të vendit kryheshin rite për vëllazërim – me bindjen se vëllezërit binjakë Andoni dhe Athanasi do të kujdesen për vëllezërit dhe do të mbrojnë farefisnia e tyre.
Ditën e Shën Athanasit përveç atyre që mbajnë emrin e shenjtorit, festë kanë edhe farkëtarët. Kjo lidhet edhe me legjendën, sipas së cilës Andoni dhe Athanasi ishin farkëtarë, edhe shpikën pincat e kovaçit. Më shumë për të dy shenjtorët mund të lexoni në botimin “Shën Andoni dhe Shën Athanasi” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 maj, sipas traditës rilindëse, kudo qoftë në botë, bullgarët gjejnë gjithmonë një mënyrë për të shprehur respektin e tyre për veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij . Një mundësi e tillë për të kombinuar festën me adhurimin e..
Me siguri që sheshi me të njëjtin emër përpara kishës “Shën e Diela” në qendër të Sofjes do të jetë një nga vendet më të gjallëruara mes 23 dhe 25 majit. Mijëra njerëz pritet që të bëjnë homazhe përpara relikteve të mësuesve të lashtë të..
Lipsanet e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij po mbërrijnë në Sofje nga Manastiri Esfigmen i Malit të Shenjtë për adhurim mbarë popullor, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Ato do të ekspozohen në kishën “Shën e Diela” nga..