Grupi Monitorues i Demokracisë i Parlamentit Evropian organizoi një seancë dëgjimore mbi situatën në Bullgari më 27 janar 2022 në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Eurodeputetët do të ftojnë përfaqësues të qeverisë së koalicionit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe të institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vend. Pritet që qeveritarët të paraqesin planet e tyre për reformën në drejtësi, për futjen e llogaridhënies së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për ndryshimet legjislative që do të çojnë në një luftë efektive kundër korrupsionit. Parlamenti Evropian do të fokusohet gjithashtu në lirinë e mediave dhe në parandalimin e të ashtuquajturave raste SLAPP (proceset e kryera me qëllim të kufizohet aktiviteti civil) kundër gazetarëve dhe aktivistëve civilë.
Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Dokumenti vendos si kushte: -Zbatimi efektiv i Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë..
Një kabinet zyrtar i emëruar nga Rumen Radev mund të përfundojë shpejt një marrëveshje me “Gazprom” dhe Bullgaria të bie dakord të paguajë në rubla për gazin. Kështu tha në një intervistë për gazetën britanike “Guardian” Kryeministri Kirill Petkov...
320 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 16 më pak krahasuar me një ditë më parë. Mbi 58.7 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 10.21 për qind e 3135 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar..
"Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE," shkroi në..
“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin bullgar për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën e heqjes së vetos bullgare për fillimin e negociatave me..
Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se votimi i sotëm në Kuvendin Popullor të Bullgarisë për heqjen e vetos..