Muzeu Historik në qytetin e Çiprovcit, /në Bullgarinë Veriperëndimore, i njohur për traditën e ruajtur në thurjen e qilimave/ mori një dhuratë të vlefshme. Familja Timote dhe Penelope Hejs, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët mbledhin dhe studiojnë qilima antikë të bërë në Ballkan, dhuruan vepra unike të këtij arti të blera nga koleksionistët privatë. Bashkëshortët kanë gjetur qilima interesantë në një dyqan antik në Vjenë. Njëri qilim i tipit "Galibalda" është nga shekulli XVII, ndërsa tjetri është i endur nga një myslimane në Lludogorie /krahinë në Bullgarinë Verilindore/. Pikërisht këta dy qilima janë eksponatet më të vlefshme në të gjithë koleksionin e Çiprovcit. Dokumentet tregojnë se në shekullin e XVIII gratë në Çiprovci dhe në fshatrat Kopillovci dhe Zhelezna kanë bërë nja 8000 qilima lutjesh për nevojat e Ushtrisë së Dytë Turke.
"Ne bëmë shumë përpjekje për të treguar edhe këtë lloj qilimi që po thuret në Çiprovci. Dikur në qytet kanë thurur qilima edhe për kishat (si ato ortodokse, ashtu dhe ato katolike, edhe për sinagogat, edhe xhamitë. Teknika e përpunimit të këtij qilimi është më e ndryshme, prandaj do të përdoret për studime shkencore", tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Dr. Anita Komitska, drejtoreshë e Muzeut Historik në Çiprovci.
Arti i thurjes së qilimave u njoh nga UNESKO-ja si një pjesë prej pasurisë jomateriale botërore, dhe çdo një zbulim i ri i ndihmon specialistët për të ndjekur më me hollësi zhvillimin e këtij arti.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kopenhaga po pret një ngjarje në shkallë të gjerë për komunitetin bullgar në vend - panairin udhëtues "Në mejdanin e Bullgarisë tjetër". Ai realizohet me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në kryeqytetin danez, por organizatori kryesor është klubi..
Muzeu i Trashëgimisë Kulturore në Taraklia prezanton tre ekspozita me kostume popullore bullgare në dhjetë ditët e fundit të majit. “ Enë bullgare të gatimit dhe sende të tjera shtëpiake janë të prezantuara gjerësisht tek ne, në ndryshim nga..
Në ritmet dhe qëndismat popullore bullgare janë të koduara shumë simbole dhe mesazhe, dhe forcën e tyre magjike për të shëruar dhe për të mbrojtur populli ynë e njeh prej shekujsh. Në kërkim të një shprehjeje të re të identitetit tonë kombëtar,..
Muzeu i Trashëgimisë Kulturore në Taraklia prezanton tre ekspozita me kostume popullore bullgare në dhjetë ditët e fundit të majit. “ Enë bullgare..
Kopenhaga po pret një ngjarje në shkallë të gjerë për komunitetin bullgar në vend - panairin udhëtues "Në mejdanin e Bullgarisë tjetër". Ai..