Komisioni Evropian miratoi një grant prej 78 milion euro për një projekt për zgjerimin e strukturës nëntokësore të depozitimit të gazit në Çiren, njoftoi Bulgartransgaz.
Projekti është ndër pesë të miratuar nga BE-ja për të mbështetur Mekanizmin e Lidhjes së Evropës. Zgjerimi është në sinergji me terminalin gazit të lëngshëm natyror pranë Aleksandrupolis dhe projekte të tjera për të përmirësuar ndërlidhjen me vendet fqinje.
Qëllimi është rritja e kapacitetit të depozitimit të gazit nga 550 milion m³ në 1 miliard m³ duke ndërtuar 10 puse të reja eksploatimi dhe 3 puse kontrolli. Kapaciteti ditor i tërheqjes do të rritet nga 3.82 milion m³ në 10 milion m³, dhe kapaciteti i pompimit nga 3.2 milion m³ në 8 milion m³.
Këtë fundjavë – më 21 dhe 22 maj, në Plovdiv do të zhvillohet programi kryesor i Festivalit të Arteve Rrugore 6Fest. Edicioni i dhjetë jubilar është pjesë e programit të Plovdivit - Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Të shtunën, më 21 maj ,..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë, në kryeqytet do të jetë 10 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten dhe do të lëvizin ndërmjet 28..
Kryeministri Kirill Petkov i bëri thirrje Presidentit Rumen Radev që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se qeveria e tij nuk do të ndërmarrë veprime nën..