Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Snezhana Vitanova: “Kënga popullore për mua është një mënyrë jetese”

Foto: arkiv

Mjeshtëria prej këngëtari e interpretueses sonë të njohur Snezhana Vitanova është një shembull i vazhdimësisë familjare. Repertori i saj përfshin kryevepra të rajonit të saj të lindjes dhe përbën një respekt ndaj stilit vendas të interpretimit.

Ai përfshin këngët karakteristike ritmike, lozonjare, por edhe ato të ngadalta,  tipike për ceremoninë e dasmës në Graovo - një rajon historiko-gjeografik dhe etnografik në Bullgarinë Perëndimore. Timbri i saj i bukur, me nuancën karakteristike alto, është një tjetër ngjyrë nga paleta e këngëtareve vokale shope. Shop janë një grup etnografik në Bullgarinë Perëndimore me identitet kombëtar bullgar. Zona e banuar prej tyre quhet Shoplluk ose Shopsko.

Stojan luajti në mejhane

Snezhana Vitanova lindi në fshatin Dren, rajoni i qytetit Radomir, Bullgari Perëndimore. Kaloi përmes shkollimit të së ëmës për t’iu përkushtuar këngëve vendase shope. Ajo ka një diplomë universitare për ekonomi, por me kalimin e viteve ndërthur me sukses profesionin e saj kryesor me shfaqjet aktive në koncerte, panaire, dasma. Për Fondin e Radios Kombëtare Bullgare regjistroi më se 70 incizime të këngëve origjinale të stilit autentik. Snezhana Vitanova arriti të tërheqë për muzikën popullore dy vajzat e saj - tamburiste dhe këngëtare, të cilat i zhvillojnë aftësitë e tyre muzikore në Ansamblin Folklorik për Fëmijë dhe të Rinj “Izvorçe” - në Pallatin e Fëmijëve në Sofje.

Për Radio Bullgarinë Snezhana Vitanova tregoi kujtime nga karriera e saj si këngëtare e cila filloi nga fshati i lindjes:

“Fshati më i bukur në rajonin e qytetit Radomir është Dreni. U rrita me këngët e mamasë. Në fillim e dëgjova të këndonte në përditshmërinë e saj të vështirë, në varfëri dhe skamje. Më vonë u martova në një familje këngëtare nga Gorna Dikanja, prej andej mësova shumë këngë nga vjehrra, edhe nga gjyshet dhe stërgjyshet, arrita t’i regjistroj. Dhe kështu jeta vazhdoi për të arritur 70 vitet e lakmuara. Këto këngë të bukura të vjetra nuk duan ndonjë përpunim. Kur fillon të ndryshosh, ato bëhen të panatyrshme, nuk kanë ngjyrë, nuk kanë atë shkëlqimin që prek dëgjuesin. Kështu vendosëm, së bashku me bashkëshortin tim, Kostadin Sërbinov, tamburist shumëvjeçar në Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Kështu  formova stilin dhe repertorin tim. Në këto 70 vite mbaj kujtime të panumërta të mira. Nuk do ta harroj kur për herë të parë dola në skenë. Isha nja 7-8 vjeç dhe këndova në Festivalin Folklorik në fshatin Golo Bërdo në rajonin e qytetit Breznik. Isha aq e vogla sa nuk arrija ta kapja mikrofonin. Njërit prej organizatorëve iu desh të mbante gjatë gjithë kohës stendën e mikrofonit për të kënduar këngën “Mos u bjer, kumak”.”

Vajza korr grurë

Duke u rritur dhe duke fituar përvojë me incizime dhe koncerte, sërish në një panair në Dren, njerëzit kërcenin dhe derisa pushonin, nisa një këngë të ngadaltë – “Vajza korr grurë”. Teksa këndoja, pashë gratë rreth meje duke fshirë lotët. Me sa duket i kam kthyer këto femra pas në kohë, ua kam prekur zemrën për të qenë reagimi i tyre. Prandaj këngët autentike nuk duhet të kenë “dekorime” në to.”

Këngëtarja e dashur theksoi edhe rolin e madh që kanë luajtur disa prej solistëve të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së, si dhe e gjithë orkestra në rritjen e saj profesionale.

“Incizimet e mia të para për radion ishin me grupin e tamburistit virtuoz Atanas Vëllçev. Kisha shumë frikë dhe shqetësime, por regjistrimet ishin të suksesshme - këngë me stil me tekste të mira. Në këto vite filluan edhe regjistrimet me Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me grupin e Rosen Genkov, autorit të aranzhimeve. Puna me këta muzikantë të mrekullueshëm ishte një shkollë e shkëlqyer për mua. Unë ende ndjek rrugën e këngës - dëgjoj vazhdimisht muzikë. Kjo është mënyra ime e jetesës - kënga. I uroj të gjithëve shëndet dhe ta duan shumë folklorin bullgar.”

Ca djem janë dinak

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD
Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD