"Mund të flasim për ndalimin e eksportit të energjisë elektrike nga Bullgaria vetëm nëse biem dakord të mos jemi në BE," tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov për Nova TV.
Nëse ndalojmë eksportin e energjisë elektrike - çmimi do të bjerë, por efekti do të jetë jetëshkurtër. Bullgaria jo vetëm që do të gjobitet, por në afat të gjatë do të ndikojmë negativisht në marrëdhëniet tona me Rumaninë dhe Greqinë, theksoi Ministri.
Çmimet e energjisë elektrike në Evropë për nevoja shtëpiake janë shumë më të larta. “Fakti është se kriza energjetike është një krizë për të gjithë Evropën. Me kapacitetet që ka Bullgaria po balancojmë të gjithë rajonin”, tha Ministri i Energjetikës. Ai hodhi poshtë mundësinë që bashkitë dhe institucionet të kalojnë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike dhe premtoi një masë tjetër për bashkimin e tyre në një qendër të veçantë energjetike.Në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, ishte e rëndësishme të konfirmohej besimi i ndërsjellë ndërmjet qeverisë së re bullgare dhe Komisionit të ri. Kryeministri Rosen Zheljazkov u tha gazetarëve këtë pas një takimi në Strasburg me Ursula von..
Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..
Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..