Do të ketë financim shtesë evropian për projektet e prodhuesve bujqësorë, të miratuara në periudhën e mëparshme programore – deri në vitin 2020. Këto janë mjete të destinuara vetëm për sektorin e bujqësisë dhe qëllimi është që të sigurohet puna e tyre në dy vitet e tranzicionit /2021 dhe 2022/ deri në fillimin e periudhës së ardhshme për mbështetjen e projekteve, që është nga viti 2023 deri në 2027. Lajmi i mirë vjen me kohë për të zbutur ndikimin e inflacionit të lartë dhe të tkurrjes së tregut si pasojë e krizës ekonomike dhe e pandemisë së koronavirusit.
Fondet janë në dispozicion, por nëse administrata nuk punon shpejt, kështu që fermerët të mund t'i marrin në kohë, ekziston rreziku që ato të mos përthithen, madje të “hahen” nga inflacioni. Këtë e tha në një intervistë për BNR – Kërxhali Ivanka Dushkova, drejtoreshë e shoqatës jofitimprurëse “Grupi i Iniciativës Lokale Stambollovo – Kërxhali 54”. Ky lloj shoqate është një partneritet publik-privat që vepron si ndërmjetës midis shtetit dhe përfituesve në nivel lokal. Janë gjithsej 64 struktura të tilla në vend, të cilat janë përgjegjëse për shqyrtimin parësor të projekteve të propozuara nga fermerët apo organizata të tjera publike dhe private.
Nga drejtori i “Grupit të Iniciativës Lokale” në fjalë në Kërxhali mësojmë se këtë vit për secilin Grup të Iniciativës Lokale janë ndarë 700 mijë euro, mjete të dedikuara vetëm në Sektorin “Bujqësia”. Paratë nuk janë të lidhura me krizën e koronavirusit, e cila është marrë parasysh gjatë përcaktimit të shumës më të madhe të ndihmës për zonat bujqësore në periudhën 2023-2027.
Është shtyrë edhe afati për aplikim për projekte të reja, në vend të vitit 2023, dokumentet për mbështetje në periudhën e re programore do të dorëzohen deri në qershor 2025. Ato janë të destinuara për pothuajse të gjitha zonat bujqësore, në mënyrë që të mund të arrijnë si në fermat e mëdha, ashtu edhe në ato të vogla /me një vëllim të përgjithshëm prodhimi prej 2 deri në 8 mijë euro/ - tha Ivanka Dushkova. Sipas saj, veprimet e ngadalta të shtetit kanë shkaktuar jo një herë dështimin e projekteve tashmë të miratuara. “Ndalimi i një projekti për 1-2 vjet i demotivon përfituesit, ndryshon kushtet dhe në fund ata refuzojnë të punojnë në projekte” - shpjegoi Ivanka Dushkova:
“Gjatë vitit të kaluar çmimet për ndërtimin, makineritë, fuqinë punëtore, etj. janë rritur në mënyrë dramatike dhe kështu përfituesit nuk mund të zbatojnë aktivitetet e parashikuara në projekte. Po shohim se gjithçka po bëhet më e shtrenjtë dhe rritja e materialeve të ndërtimit është 2-4 herë. Por ky është një problem në mbarë Bullgarinë. Kishte projekte të vonuara për rreth 2 vjet, por tani puna në administratë është përshpejtuar pak - prej disa kohësh janë emëruar edhe punonjës të rinj. Por problemi është se njerëzit nuk disponojnë mjete për të financuar projektin e tyre dhe të presin me qetësi derisa të rikthehen investimet e tyre me financimin e projekteve.”
Sipas Ivanka Dushkovës, në nivel lokal grupi iniciativ i vlerëson projektet, duke përpiluar mijëra faqe me protokolle dhe raporte. Kjo kërkon të paktën dy muaj. Nëse procedura në administratën qendrore përshpejtohet me disa muaj e jo me disa vite, atëherë problemi i vonesave të pagesave do të zgjidhet. Ivanka Dushkova formulon disa probleme të tjera që pengojnë realizimin e projekteve me financim evropian:
“Me inflacionin në rritje, tashmë madje 6 muaj janë një periudhë shumë e gjatë, gjë që ndryshon dhe e vështirëson zbatimin e projekteve. Këshilla ime është që të përshpejtoni punën në Fondin Shtetëror “Bujqësia”. Edhe bankat krijojnë një problem të madh – e kanë të vështirë të japin kredi dhe kërkojnë hipotekë për pronat, megjithëse përfituesi dorëzon një kontratë me Agjencinë Shtetërore. Këtu vjen një problem tjetër - duke marrë një kredi, përfituesit duhet të fillojnë ta shlyejnë menjëherë, por nuk kanë fonde për ta bërë këtë. Për këtë arsye, duhet të ketë një periudhë mospagimi në mënyrë që fermerët të marrin fonde të synuara dhe më pas të fillojnë të shlyejnë shumën e kredisë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, “Grupi i Iniciativës Lokale Stambollovo – Kërxhali 54”1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..