Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Gjelit – rituale për shëndetin e fëmijëve mashkullorë

Foto: arkiv

Dita e Gjelit është një festë kombëtare kushtuar shëndetit dhe pjellorisë së fëmijëve mashkullorë. Ajo festohet në Bullgarinë Lindore - nga Dobruxha deri në rajonet më jugore të vendit tonë. Data përkon me festën e krishterë Paraqitja e Zotit tonë në tempull që gjithashtu bie më 2 shkurt - atëherë Virgjëresha, në përputhje me ligjin hebre, vizitoi tempullin në ditën e 40-të pas lindjes së Birit të Zotit, kaloi një pastrim ritual dhe sakrifikoi dy turtuj.

Sipas traditës popullore këtë ditë bëhet flijimi i një zogu - një gjel, në disa fshatra ai duhet të jetë detyrimisht me ngjyrë të zezë. Në çdo shtëpi ku ka djem, nëna ther një gjel në pragun e derës. Në disa fshatra këtë e bën një djalë që nuk e ka arritur pjekurinë seksuale. Me gjakun e gjelit nëna bën kryq në ballin e djemve, si dhe në dyert e shtëpisë. Më pas ajo zien zogun kurban dhe ua shpërndan fqinjëve, bashkë me ëmbëlsira ose copa byreku. Zakoni konsiderohet si një simbol i pjellorisë dhe i fertilitetit mashkullor. Kjo e shpjegon edhe flijimin e gjelit, i cili në folklorin bullgar ka një simbolikë të gjerë – nga njëra anë, ai lidhet me diellin, lindjen e diellit dhe ardhjen e ditës së re. Nga ana tjetër, ka të bëjë me personifikimin e parimit dhe pjellorisë mashkullore, si dhe të aftësisë së femrës për të dhënë një jetë të re.

Kjo festë pagane shënohet edhe sot, por më tepër si një kujtim i traditave të lashta bullgare. Më shumë momente interesante të zakonit do të lexoni në publikimin tonë Paraqitja e Zotit tonë në tempull, Dita e dytë e Shën Trifonit dhe Dita e Gjelit (sipas traditës popullore bullgare) nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Fillojnë të Dyzetat e Shenjta

Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..

botuar më 24-03-18 9.56.PD
Panço Vlladigerov

Festojmë 125 vjet nga lindja e kompozitorit Panço Vlladigerov

Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet,..

botuar më 24-03-13 8.15.PD