Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë tregon “fotografia e momentit” e besimit institucional dhe politik

Pjekuria e pamjaftueshme politike është premisë për gabime në qeverisje

Foto: BGNES

Viti 2021 do të mbahet mend gjatë në Bullgari për shkak të veçorive të shumta politike. Populli ynë u thirr për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar tri herë – në prill, korrik dhe nëntor. U zgjodhën përfaqësues popullorë në tre parlamente dhe vetëm ky i fundi arriti të formojë një kabinet. Çifti presidencial Rumen Radev dhe Ilijana Jorova u rizgjodh për mandat të dytë. Sociologë nga agjencitë “Gallup” dhe “Trend” bënë një “fotografi të momentit” të besimit institucional dhe politik, gati dy muaj pas fillimit të mandatit të koalicionit katërpalësh qeverisës:

“Pavarësisht legjitimitetit dhe besimit të caktuar politik që iu dha institucioneve që nga zgjedhjet e fundit të nëntorit, të dhënat tona tregojnë se ka një tension të rëndë social, të cilin mund ta quajmë dimër politik. Qeveria e tanishme duhet të përballet me problemet më të mëdha – rritjen e çmimeve, inflacionin etj. Kjo do të thotë, se ajo nuk disponon një muaj të gjatë mjalti”, komentoi politologu nga Agjencia “Trend” Anastas Stefanov.

Ai shprehu shpresë, se gjatë këtij viti nuk do të ketë zgjedhje të reja, por kjo sipas tij, “varet nga pushtetarët – nëse ata do të jenë në gjendje të caktojnë një rrugë për shoqërinë, të japin një horizont, të dallojnë liderë”.

Lider në besimin shoqëror është Presidenti Rumen Radev. Gjatë të gjitha pesë viteve si kreu i shtetit ai ishte ndër figurat politike më  të miratuara në vend dhe me një status të tillë në janar hyri në mandatin e tij të dytë. 58.5 për qind e bullgarëve shprehin besim te Radev, ndërsa 31.1 – jo, gjë me të cilën kreu i shtetit kthehet në një politikan me vlerësimin më të lartë pozitiv tek ne – 26.4 për qind. Po rritet besimi te Kryeministri Kirll Petkov dhe disa nga ministrat e kabinetit, tregon një anketim i Agjencisë “Gallup International”:

“Sa herë që qeveria e re e merr detyrën, ajo ka besim lidhur me pritjet që njerëzit kanë ndaj saj”, thekson sociologia Janica Petkova. – Në muajin e parë të punës së qeverisë së re 44.9 për qind e bullgarëve shprehën besim në të, dhe 39 për qind – jo. E veçanta është se, për herë të parë në një dekadë, besimi e kalon mosbesimin.”

Pavarësisht mbështetjes së lartë, qeveria është në një situatë të pafavorshme, e cila bazohet në sfidat social-ekonomike nga rritja e madhe e çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve.

Një problem tjetër për këtë qeveri është mungesa e vizionit për politikën të cilën do të ndjekë pasi do të përballet me krizat e tanishme.

“Mantrat për korrupsionin zero dhe për domosdoshmërinë e ndryshimeve po përfunduan – është kategorik politologu Hristo Pançugov. - Kërcejmë nga skandali në skandal. Duket se qeveria në vend që t’i parashikojë dhe t’i menaxhojë ngjarjet, ajo ecën pas tyre. Është koha për të parë një axhendë të qartë dhe për të folur për politika reale.”

Mungesa e përvojës dhe fakti, se pjesa e madhe e përfaqësuesve popullorë deri më tani nuk ishin të angazhuar me kauza politike dhe shoqërore, është një parakusht për të papritura dhe për vlerësim të pamjaftueshëm të situatave të caktuara, gjë që do të çojë në gabime, mendon edhe Pançugov. Edhe  pse Legjislatura e 47-të të Kuvendit Popullor nisi nga puna me një rritje të lehtë të besimit, një vlerësim i detajuar i veprimeve të politikanëve do të shikojmë mezi kur do të kalojnë disa muaj nga puna mbi sfida konkrete.

Përpiulues: Joan Kolev (sipas intervistave të Elena Pënevska dhe Lëçezar Hristov nga BNR – Radio Sofja)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD