Gjatë natës do të ketë reshje bore kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe malin Rodopa, ndërsa deri në mëngjes në shumicën e zonave do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore vranësia do të çahet. Do të vazhdojë të fryjë erë veriperëndimore, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë mesatare. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në 1gradë, në Sofje rreth minus 3 gradë.
Të enjten vranësia do të jetë e ndryshueshme, pasdite me rënie deri me diell. Reshje bore do të ketë në zonat malore dhe paradite në zonat ekstreme juglindore. Do të fryjë erë nga veriu-veriperëndimi, mesatare përgjatë luginës së lumit Struma dhe përkohësisht e fortë në zonat malore. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht ndërmjet 3 dhe 8 gradë, në Sofje rreth 4.
Në male deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje bore. Pasdite vranësia do të zvogëlohet. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe për shkak të saj temperaturat do të jenë të ulëta. Maksimumi në 1200 m do të jetë rreth minus 1 gradë, në 2000 m - rreth minus 8 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi para mesditës do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe vende-vende do të vazhdojë të bjerë borë e dobët. Pasdite vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare veriore, e cila në mbrëmje do të ulet. Temperaturat maksimale do të lëvizin mes 4-6 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 5-7 gradë.
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..