Kanë kaluar 25 vjet nga një nga datat më të paharrueshme në jetën politike bullgare - 4 shkurt 1997. Protestat masive për shkak të dështimit të qeverisë për të përballuar një sërë krizash e detyruan Kryeministrin Zhan Videnov të japë dorëheqjen në fund të vitit 1996. Pushteti kaloi në duart të Presidentit Zheljo Zhelev pak ditë para se t'ia dorëzonte postin pasuesit të tij Petër Stojanov, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ mori mandat për të formuar një qeveri. Mirëpo, Presidenti Zhelev refuzoi t'ia dorëzonte atë kandidatit të tyre për Kryeministër, Nikollaj Dobrev. Kjo situatë e vuri Presidentin e ardhshëm para një detyre të vështirë.
Stojanov vazhdoi t’i zbatojë detyrimet e veta sipas Kushtetutës, por në fjalimin e parë u bëri thirrje socialistëve që ta kthejnë mandatin të parealizuar. BSP e respektoi këtë kërkesë të Presidentit dhe Dobrev e ktheu mandatin. Presidenti emëroi një qeveri të përkohshme të kryesuar nga Stefan Sofianski, e cila zbuloi shkallën e katastrofës ekonomike, mbrojti monedhën kombëtare, duke arritur marrëveshje për krijimin e një Bordi Monetar dhe aplikoi për anëtarësimin e Bullgarisë në NATO. Dhe e gjithë kjo vetëm pak muaj para zgjedhjeve të prillit të atij viti, të fituara me shumicë absolute nga Forcat e Bashkuara Demokratike.Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..