Kanë kaluar 25 vjet nga një nga datat më të paharrueshme në jetën politike bullgare - 4 shkurt 1997. Protestat masive për shkak të dështimit të qeverisë për të përballuar një sërë krizash e detyruan Kryeministrin Zhan Videnov të japë dorëheqjen në fund të vitit 1996. Pushteti kaloi në duart të Presidentit Zheljo Zhelev pak ditë para se t'ia dorëzonte postin pasuesit të tij Petër Stojanov, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ mori mandat për të formuar një qeveri. Mirëpo, Presidenti Zhelev refuzoi t'ia dorëzonte atë kandidatit të tyre për Kryeministër, Nikollaj Dobrev. Kjo situatë e vuri Presidentin e ardhshëm para një detyre të vështirë.
Stojanov vazhdoi t’i zbatojë detyrimet e veta sipas Kushtetutës, por në fjalimin e parë u bëri thirrje socialistëve që ta kthejnë mandatin të parealizuar. BSP e respektoi këtë kërkesë të Presidentit dhe Dobrev e ktheu mandatin. Presidenti emëroi një qeveri të përkohshme të kryesuar nga Stefan Sofianski, e cila zbuloi shkallën e katastrofës ekonomike, mbrojti monedhën kombëtare, duke arritur marrëveshje për krijimin e një Bordi Monetar dhe aplikoi për anëtarësimin e Bullgarisë në NATO. Dhe e gjithë kjo vetëm pak muaj para zgjedhjeve të prillit të atij viti, të fituara me shumicë absolute nga Forcat e Bashkuara Demokratike.Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra..
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA...
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në..