Komisioni i përbashkët mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Çështjet Historike duhet të punojë, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme pas një bisede telefonike të ministrave të jashtëm të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut - Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani.
Ministrat ndajnë bindjen se Komisioni për Çështjet Historike dhe Arsimore mbetet thelbësor për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai është një element shumë i rëndësishëm i zbatimit të Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, me qëllim tejkalimin e stereotipeve nga e kaluara, njofton qendra e shtypit e Ministrisë.
Qëndrimi është me rastin e deklaratës së bashkëkryetarit maqedonas prof. Dragi Georgiev se komisioni duhet të ndërpresë përkohësisht punën e tij.Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..