Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Levski – “shtylla” e ndërgjegjes sonë kombëtare

Foto: BGNES

Më 19 shkurt Bullgaria përkulet para Vasill Ivanov Kunçevit - revolucionarit që mbolli farën e lirisë në atdheun e robëruar bullgar.

Heroi ka thënë gjithçka që ne duam të dëgjojmë sot. Dhe për demokracinë, për republikën, dhe për lirinë, dhe për barazinë, dhe për ato anët e errëta të jetës që na ndajnë… Pikërisht ai na mësoi të jemi apostuj, të jemi shoqëri”, shkroi pak kohë më parë gazetari Stefan Prodev në një ese kushtuar përvjetorit të vdekjes së Apostullit. Teksti është shkruar në një kohë tjetër, por i përgjigjet krejtësisht situatës së tanishme, kur përballemi me sfida të vazhdueshme për shëndetin dhe jetesën tonë, shoqëritë po përjetojnë peshën e kufizimeve dhe vendet po luftojnë për të gjetur tonin e duhur të dialogut. Dhe ai na drejton sërish te amanetet e Levskit, i cili mbeti përgjithmonë në moshën 35-vjeçare, por në letrat dhe shënimet e tij mësojmë gjithçka që duhet të ndodhë në Bullgari dhe mënyrën se si ne mund ta arrijmë këtë.

Shpeshherë fjalët e Levskit tingëllojnë të thjeshta, por pa kompromis: “Atë që thamë dhe shkruam dje, duhet ta kemi parasysh sot, kështu qe nesër të mos i bëjmë njerëzit të qeshin me punën tonë”, këshillon Levski e jo vetëm: “U jepni punën atyre njerëzve, të cilët janë të matur, të palëkundur, të patrembur dhe bujarë.”

Dhjaku beson se "të gjitha kombet në Bullgari do të jetojnë nën ligje të pastra dhe të shenjta, siç е e ka vendosur Zoti për të gjithë njerëzit". Për turkun, për hebreun etj., për të gjithë do të jetë njësoj, vetëm nëse i njohin ligjet njësoj me bullgarët. Kështu do të jetë në Bullgarinë tonë!”

“Ne kemi shansin unik që në historinë tonë të kemi një figurë e cila e ka përvijuar rrugën që duhet të ndjekë Bullgaria, vite më parë. Levski e ka vërtetuar vërtetësinë e asaj që thotë me jetën dhe vdekjen e tij”, thekson Vasill Vasilev, kryetar i Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Levski”.

Sot, çdo bullgar kujton fjalët e Levskit dhe kërkon një përgjigje - a arrijmë t’i zbatojmë pritshmëritë e larta të Apostullit për forcën e shpirtit bullgar dhe aftësinë tonë për të ndërtuar një të ardhme të denjë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1 maj 1879 - data e lindjes së pullës së parë postare bullgare

Më 1 maj 1879 u vunë në qarkullim pullat e para postare bullgare, të quajtura në atë kohë “santim”. Vlera e tyre nominale ishte 5 santim, pasi në atë kohë nuk kishte një njësi monetare bullgare. Mbi to u pikturua një luan i drejtë me një kurorë si..

botuar më 24-05-01 6.10.PD

Në Javën e Madhe, kujtojmë ditët e fundit tokësore të jetës së Shpëtimtarit

29 prilli shënon fillimin e Javës së Madhe në 2024 – një periudhë në të cilën të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten të mirëpresin Ngjalljen e ndritshme të Krishtit. Menjëherë pas festës së madhe të krishterë Cvetnica (Dita e..

botuar më 24-04-29 5.05.PD

Në parlament u mbajt një minutë heshtje për viktimat armene të vitit 1915

Përfaqësuesit e popullit nderuan në Parlament kujtimin e viktimave të shfarosjes masive të armenëve në Perandorinë Osmane me një minutë heshtje dhe në këmbë. 24 prilli është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Ngjarjeve të viteve 1915-1916...

botuar më 24-04-24 11.01.PD