Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Homazhe për Vasill Levski edhe në qytetin e tij të lindjes Karllovo

Monumenti i Vasill Levski në Karllovo
Foto: BGNES

Me një ceremoni përkujtimore në Karllovo – qytetin e lindjes së Vasill Levski, u shënua përvjetori i 149 i vdekjes së revolucionarit. Për të dëshmuar admirimin e tyre para idealeve, guximin dhe veprën vetëmohuese të Vasill Levskit në sheshin me të njëjtin emër u mblodhën shumë qytetarë dhe miq të qytetit. Përpara monumentit të Apostullit të Lirisë u renditën kompani përfaqësive të Brigadës së 61-të të Mekanizuar Strjama. “Për Levski liria e vërtetë dhe shtetësia e vërtetë ishin të mundshme vetëm si një kauzë e përbashkët bullgare”, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila gjithashtu asistoi në kremtimin në Karllovo. Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev mbajti një fjalim para të pranishmëve. Ceremonia përfundoi me fishekë përkujtimor zjarri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i kërkon BE-së mbrojtje kundër importit të tepërt të vezëve nga Ukraina

Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov. Në një takim me..

botuar më 24-08-21 9.26.PD

Nik Todorov nga Varna është në finalen e Kupës së Botës për përgatitjen e paella

Nik Todorov nga Varna shkon në finalen e një konkursi ndërkombëtar për përgatitej e paella në Valencia në shtator, duke i siguruar vetes një vend të merituar ndër 12 më të mirët mes mjeshtërve të paella në botë. Ai arriti në raundin final pasi..

botuar më 24-08-21 6.10.PD

Parashikimi i motit për 21 gushtin 2024

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu me shtrëngata në Bullgarinë Perëndimore. Ka kushte breshëri. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, në Sofje..

botuar më 24-08-20 7.35.MD