Kur muaji mars dhe pranvera na trokasin në portë, çdo një bullgar e di se ka ardhur koha që të vendos verore. Ky është simboli ynë i shkëlqyer i pranverës, i shoqëruar gjithmonë me urime për shëndet, gëzim dhe mirëqenie gjatë vitit.
Që nga kohërat e lashta, ne bullgarët kemi besuar në triumfin e dritës mbi errësirën, në fitoren e forcave të mira mbi të keqen dhe është besimi ynë ai që është thurur në veroret. Besojmë në forcën e tyre magjike dhe i mbajmë derisa të mos të largohet dimri, derisa të mos të shohim pemët e lulëzuara dhe derisa të mos të fluturojnë në qiell shpendët të cilët janë kthyer nga Jugu. Besimi në forcën magjike të verores është kaq i fortë saqë madje disa nga bashkatdhetarët tanë e mbajnë me vete si një talisman gjatë gjithë vitit.
Me afrimin e një marsit, fijet e gërshetuara të bardha e të kuqe janë pothuajse kudo. Në një ekspozitë të vërtetë të veroreve janë kthyer rrugët qendrore si dhe sheshet e kryeqytetit - na gëzojnë sytë dhe na ftojnë që të zgjedhim prej tyre, që tu dhurojmë njerëzve tanë të afërm dhe të dashur.
Por, nëse akoma jeni duke u çuditur se kush i punon veroret - menjëherë ju takojmë me njërën prej mjeshtreve të mira. Kristina Mërzakova është në moshën 33 vjeçe. Ajo ka mbaruar ekonomi dhe turizëm në qytetin e saj të lindjes Varna, por një sëmundje neurologjike e detyron të mbetet në shtëpi për një periudhë më të gjatë kohe. Përpara 7 vjetëve ka filluar të punojë verore sipas një modeli të saj, kurse mjekët i kanë thënë se, puna e dorës vepron si një shërim i vërtetë kundër sëmundjeve nervore. Kështu, krahas me rritjen e fëmijëve të vet, Kristina i është përkushtuar dhe punimit të veroreve. Sivjet ajo ka punuar madje dhe më tepër, meqenëse është nevojitur të mbetet pothuajse një muaj të tërë nën karantinë. Thotë se kjo ka qenë një periudhë e favorshme për të, të përmbushur me një frymëzim të madh:
“Tek ne kështu ndikoi karantina - e gjithë familja u kap me një veprimtari krijuese. Djemtë më ndihmojnë nga pak, por një ndihmë më të madhe marr nga bashkëshorti im. Në veroret më tepër më pëlqen liria, se mundesh të mendosh dhe të fusësh elemente të reja, të fusësh nga diçka nga vetja jote. Më pëlqen që të shtoj elemente të reja, gjë që i detyron njerëzit të buzëqeshin, të zgjoj dhe imagjinatën e tyre dhe kështu festa e veroreve të zgjasë më tepër.
Shumë njerëz zgjedhin verore të vendosura në një magnet, të cilat në praktikë janë si një zbukurim i përhershëm për shtëpitë e tyre. Kurse të tjerë kërkojnë verore origjinale, të cilat tu dërgojnë bullgarëve jashtë shtetit, sepse ato janë një lidhje shumë sentimentale me atdheun.”
Kristina Mërzakova është një nga nënat në grupin “Bli një peshqesh nga një nëne e një fëmije me të meta”. Ajo thotë se që aty fiton një përkrahje më të fortë në rritjen e dy fëmijëve të saj, të cilët po kështu janë me nevoja speciale. Aty ka lindur dhe ideja për punimin e një veroreje të madhe, të denjë për librin “Gines”. Banuesja e qytetit Varna ka punuar Pizhon dhe Pendën tradicionale por në përmasa njerëzore.
Kjo verore unikale dhe tani mund të shikohet në afërsi të kopshtit “Sevastopoll” në qytetin e Varnës. Aty në ditët rreth 1 marsit është dhe vetë Kristina, e cila duke shitur veroret e saj ndihmon në mirëmbajtjen e familjes së saj:“Pata bërë një verore të vogël me Pizho dhe Pendën, e cila u pëlqye shumë dhe më propozuan të bëj të njëjtën por të madhe. Atëherë vendosa se çfarëdo që të më kushtojë, do t’i bëj, që të mund fëmijët të vijnë dhe të bëjnë fotografi me to. Përdora fije të shumtë leshi - mbi 9 kilogramë, por kanë dhe zbukurime të tjera, kështu që peshojnë mbi 10 kilogramë. Gjithmonë mundohem që të kthejë defektin në efekt, në këtë më ndihmojnë dhe veroret.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: arkiv personal
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..