Ushtria ruse ka intensifikuar bllokadën e Harkovit dhe ka përkeqësuar situatën humanitare në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, është bllokuar edhe Hersoni në grykën e Dnieperit. Një kolonë ushtarake ruse me gjatësi 40 kilometra po përparon për në Kiev. Nuk ka rezultate nga bisedimet me Rusinë, deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit.
Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Rumen Radev, i bënë thirrje BE-së që t'i japë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim dhe të fillojë negociatat për pranimin e vendit në BE.
Me kërkesë të qeverisë, më 1 mars parlamenti bullgar do të diskutojë shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev për shkak të qëndrimit të tij personal për luftën në Ukrainë. Është thirrur një protestë para Parlamentit në mbështetje të Janevit, ndërsa më 28 shkurt qytetarë të pakënaqur protestuan para Këshillit të Ministrave dhe kërkuan që Bullgaria të shpallë neutralitet përballë agresionit rus.
Sot, Këshilli i Mediave Elektronike do të vendosë nëse do të kufizojë përkohësisht televizionin rus në Bullgari.
4 autobusë me bullgarët e evakuuar nga Kievi dhe të gjitha makinat e Ambasadës bullgare janë tashmë në territorin moldavian dhe po udhëtojnë drejt Bullgarisë. Mes 200 personave të evakuuar ka shtetas bullgarë, ukrainas, amerikanë, maqedonas еtj. Bullgaria ka pranuar tashmë më shumë se 7000 refugjatë nga Ukraina.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..