Edhe këtë vit fëmijët bullgarë në mbarë botën nuk e thyen traditën e përgatitjes së martenicave (veroreve) për 1 marsin. Zakonisht, punëtoritë e improvizuara të martenicave hapin dyert e tyre në shkollat bullgare të së dielës jashtë vendit.
“Por këto ditë gjithçka është ndryshe... e ftohtë, e tensionuar dhe disi e frikshme... Nuk e ka pakujdesinë e fëmijërisë, të qeshurat nëpër klasa... Dhe si mund të jetë ndryshe pas kufizimeve të detyrueshme që na larguan njëri nga tjetri, si dhe pas fillimit të luftës që është vetëm pak hapa larg nesh?” – shkruan në Facebook Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” në Romë.
Duke publikuar foto të punishtes së tyre të martenicave, ajo shton edhe shpresën se sivjet Gjysha Marta do të na sjellë shëndet, jetëgjatësi, bereqet... “Por para se gjithash presim që Gjysha Marta të na sjellë PAQE...”
Bullgarët në Milano morën pjesë në Festivalin e Gjashtë të Martenicës në qytetin italian. “Dhe këtë vit punëtoritë tona të martenicave na sollën gëzim të madh!Edhe dielli na ndihmoi në organizim – falë motit të mirë, festa jonë u bë edhe më e mirë”, tha Gergana Hristova nga shkolla bullgare në Milano.
Kori i fëmijëve "Sharena Gajda" në Berlin ia kushtoi të dielën e fundit të shkurtit traditës bullgare. Dhe kjo nuk është rastësi, pasi folklori bullgar është fokusi i aktiviteteve të fëmijëve të moshës 4 deri në 13 vjeç, kryesisht fëmijë të familjeve me të paktën një prind bullgar. “Е kombinuam punëtorinë e martenicave me një provë të korit të fëmijëve. Derisa fëmijët këndonin, na vizitoi Gjysha Marta, edhe fëmijët, edhe prindërit mësoheshin të bënin martenica”, na tregoi Violetta Gatev nga Berlini.
Një punëtori e veçantë për martenicat hapet më 1 mars në shkollën bullgare "Ivan Vazov" në kryeqytetin kroat Zagreb. “Këtë vit po i shtrembërojmë fijet me shpresën për paqe, shëndet të mirë, pranverë në zemra dhe buzëqeshje të ndritshme të fëmijëve”, na shkroi regjisorja Iglika Kassabova.
Gjysha Marta nxitoi të lidhë martenica në duart e fëmijëve bullgarë në shkollën e së dielës “Shenjtorët Kirill dhe Metodij në Athinë, të cilët ia kushtuan të dielën e kaluar festës kombëtare të Bullgarisë, 3 marsit.
Një javë më parë, edhe fëmijët në shkollën bullgare “Paisii Hilendarski” në Paris i bënë martenicat e tyre.
“Si të shkojmë me pushime pa ibërë martenicat, edhe pse pak herët!” – lexojmë në faqen e shkollës. E kuptojmë që përveç familjeve, fëmijët kanë bërë martenica të vërteta edhe për miqtë e tyre francezë!
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook.com/venetanenkova, Facebook /@scuolabulgaramilano, Facebook /@ sharenagayda.berlin, Shkollë bullgare "Ivan Vazov" - Zagreb, Facebook /@BNUKiriliMetodii, Facebook /@ecolebulgare
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..