Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i Ukrainës Zelenski kërkoi që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

| rinovuar më 22-03-01 9.06.MD
Foto: EPA/BGNES

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje BE-së të nisë një procedurë të përshpejtuar për t'i dhënë vendit të tij statusin e kandidatit. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje dhe ngritje me këmbë në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian. “Ne duam të jemi anëtarë të plotë të Evropës – ajo do të jetë shumë më e fortë me Ukrainën”, tha Presidenti në fjalimin e tij emocionues. Ai vuri në dukje se Ukraina aktualisht po mbron kufirin e jashtëm të botës. "Imagjinoni se çfarë do të ndodhë me Evropën nëse perandoria e tmerrshme ruse rivendoset, çfarë do të ndodhë me vendet lindore të BE-së në momentin që Rusia do t'i drejtojë tanket e saj kundër tyre", shtoi Volodimir Zelenski.

Me një shumicë të madhe - 676 "për", 13 "kundër" dhe 26 "abstenime", Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për agresionin rus në Ukrainë. Në dokument, eurodeputetët këmbëngulin për përparimin në dhënien e statusit të vendit kandidat në BE. Ai gjithashtu thekson se BE-ja duhet të kufizojë importet e naftës dhe gazit nga Rusia, si dhe të shtrijë masën e përjashtimit të SWIFT në të gjithë Rusinë dhe Bjellorusinë. Ka gjithashtu thirrje për dërgim më të shpejtë të armëve mbrojtëse në Ukrainë. Eurodeputetët kundërshtojnë me forcë sugjerimin se Rusia mund të përdorë armët e shkatërrimit në masë, duke kujtuar detyrimet e saj ndërkombëtare dhe duke paralajmëruar për rreziqet e konfliktit.

"Ne do të dorëzojmë armët e nevojshme në Ukrainë, do të përjashtojmë Rusinë nga SWIFT dhe do të ndalojmë propagandën e Kremlinit," tha Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola . Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në Poloni se NATO-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë dhe e akuzoi Vladimir Putinin për shkatërrimin e paqes në Evropë.

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent në Bruksel të premten, bëri të ditur Aleanca.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD
Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Rreth 700 000 bullgarë me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mbështetje

Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov në Qendrën për rehabilitim social..

botuar më 25-03-18 4.27.MD