Lufta Ruso-Turke, e cila çoi në çlirimin e Bullgarisë nga sundimi pesë shekullor osman, është lufta e tretë e fotografuar qëllimisht nga fotografët ushtarakë. Disa njerëz i kanë bërë fotografitë në ushtrinë ruse gjatë luftës - thotë fotografi Ivo Haxhimishev, i cili ka dekada që kërkon në arkiva të ndryshme imazhe të çlirimit të Bullgarisë.
Më i famshmi nga ana ruse është fotografi A.D. Ivanov. Dihet vetëm mbiemri i tij. Flitet se ai është bjellorus. Disa nga fotografitë e tij me cilësi më të larta propagandistike u shfaqën në Bullgari në një ekspozitë të Agjencisë Telegrafike Bullgare /BTA/ në vitin 1968.
Në fillim të këtij shekulli Haxhimishev me ndihmën e kolegëve të tij rusë arriti të shikojë në "Arkivin e Kinemasë dhe Fotodokumenteve" të Moskës albume fotografike perandorake të Aleksandërit II, ku ka mbi 600 fotografi. Me donacionet e një biznesmeni bullgar ai arriti të blejë të drejtat për të përdorur rreth njëqind kuadro të përzgjedhura. Më vonë, kur përgatiti ekspozitën udhëtuese "Fotografitë e harruara të Luftës Ruso-Turke", mësoi se drejtori i Arkivit Shtetëror në Varna Velislav Drjanovski ka marrë një album me fotografi nga Lufta e Franz Duschek - fotografi i mbretit rumun Carol I.
“Ne i bashkuam këto dy grupe fotografish dhe u bë një kombinim i shkëlqyer, sepse A.D. Ivanov ka ecur me ushtrinë. Ai thuajse nuk ka pasur akses tek figurat kryesore politike, tek shtabet. Por ato na japim një përfytyrim shumë të mirë për rrugën e luftës, terrenin. "Ndërsa Duschek, falë patronit të tij rumun, është pranuar atje ku janë bërë fotot kryesore politike në këtë luftë," shpjegoi Haxhimishev.Një tjetër fotograf rus, Dmitri Jarmakov, ka punuar në frontin e luftës në Kaukaz por ende nuk dihen emrat e fotografëve të huaj që kanë bërë fotografi në anën tjetër të frontit. Haxhimishev shpreson se ky boshllëk do të plotësohet dhe thotë se për të skenat më të rëndësishme nga lufta janë imazhet e njerëzve, të popullatës civile.
“Një koleg imi po punon mbi libra për turqit në Bullgari dhe më kërkoi t'i jepja fotografi nga Lufta Ruso-Turke. I ofrova dy fotografi, të cilat i kemi ligjërisht nga “Arkivi i Kinemasë dhe Fotodokumenteve”. Njëra paraqet popullsinë vendase turke, që pret që të regjistrohet sepse ka vendosur të qëndrojë në territorin bullgar - një foto shumë e rëndësishme sepse shpjegon se pse ne vazhdojmë të jetojmë në paqe me këta njerëz edhe sot e kësaj dite. Fotoja tjetër tregon njerëzit që kanë plaçkitur pronat nga shtëpitë e braktisura turke. Mbeta shumë i befasuar pasi pash se në libër ishte publikuar fotografia e dytë, jo e para.”
Pyetjes se cila është fotografia e tij e preferuar nga lufta, Haxhimishev nuk hezitoi të flasë për dy prej tyre. Për oficerin rus pranë Edrenesë, i cili i shikon në horizont minaret e afërta të xhamisë ikonike Süleymaniye, ndërsa tempulli dhe konturet e qytetit shquhen në Fushën Trake si një ëndërr romantike.
Fotografia tjetër e preferuar e Haxhimishevit tregon një post në mjegullën e Qafës së Arabakonakut gjatë kalimit dimëror përmes Ballkanit.
Fotografitë janë dorëzuar nga Ivo Haxhimishevi
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..