Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e mprehtë e pranimeve të reja në spitale të pacientëve me Covid-19

Foto: Pixabay.com

2641 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 72.5% e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar. 14.4% e 18 296 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë ka rënë me 812 në 214 709. 321 pacientë të rinj janë pranuar për trajtim në spitale. Pothuajse 83 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar u rrit në 3652, krahasuar me 3198 ditë dhe një diferencë prej 454 personash. 461 persona të infektuar janë në terapi intensive.

56 persona me Covid të konfirmuan vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. 52 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Janë shëruar 3397 persona, të martën janë bërë 2322 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB do të votojë për Kryetarin e Kuvendit kundër një firme në deklaratën e tyre

PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..

botuar më 24-11-29 5.31.MD

Në Britaninë e Madhe vazhdon procesi kundër bullgarëve për spiunazh për Rusinë

Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..

botuar më 24-11-29 4.22.MD

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD